Statistikat e deritanishme na tregojnë se shumica e të infektuarve me COVID-19 mund të trajtohen në kushte shtëpie dhe në këtë kontekst Qendra e Kontrollit & Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) jep udhëzimet për personat e prekur dhe që trajtohen në kushte shtëpie dhe për personat që kujdesen për ta, ku përfshihen:
• Nëse jeni infektuar nga COVID-19 është e detyrueshme qëndrimi në shtëpi, me përjashtim të rasteve kur gjendja juaj rëndohet dhe duhet të dilni për të marrë asistencë më të specializuar mjekësore
• Nëse shfaqni simptoma apo shenja të konsideruara si urgjencë mjekësore, pra shenja që kanë lidhje më COVID-19, duhet të kërkoni në mënyrë urgjente ndihmë të specializuar mjekësore.
None found
Shenjat apo simptomat që konsiderohen si urgjencë mjekësore të COVID-19 tek të rriturit janë:
-Vështirësi ose mbajtje e frymëmarrjes
– Dhimbje e vazhdueshme dhe rëndesë në kraharor
– Konfuzion dhe paaftësi për të qëndruar zgjuar
-Buzët dhe fytyra fillojnë të ndryshojnë ngjyrë (ngjyrë blu të lehtë)
Kujdes, këto nuk janë të vetmet shenja dhe simptoma. Në rast se keni edhe simptoma të tjera të rënda dhe që nuk arrini t’i menaxhoni duhet të kontaktoni menjëherë për ndihmë të specializuar mjekësore.
Cilat janë masat që duhet të merrni për izolimin e pacientit në kushte shtëpie?
• Përgatisni nëse është e mundur një dhomë dhe tualet të veҫantë për personat e infektuar, pra që të mos komunikojë me personat e tjerë të familjes.
• Caktoni një person i/e cila do t’i shërbejë personit të infektuar i/e cila duhet të ketë kujdes në mbajtjen e higjenës sa herë hyn dhe del në dhomën e pacientit, të lajë në mënyrë të rregullt duart me ujë dhe sapun ose të përdorë sterilizues me bazë alkoli (me të paktën 60% alkol).
• Duhet të merrni masa që familjari i infektuar të pajiset me maskë me qëllim që të evitoni infektimin e anëtarëve të tjerë të familjes.
• Pastroni dhe sterilizoni sa më mirë dhomën dhe tualetin (sa herë që përdoret) nga personi i infektuar.
• Merrni masa që personi i infektuar të ketë sendet e tij personale dhe enët e ushqimit(lugë, pirunj, thika, gota, pjata) të ndara nga pjesa tjetër e familjes.
• Personi që i shërben pacientit të infektuar duhet të mbajë gjithmonë doreza, pra sa herë i shërben të infektuarit.
• Rrobat e palara të të infektuarit duhet që t’i mbani në ambiente të veҫanta si dhe të mos i lani bashkë me rrobat e personave të tjerë të familjes
• Dezinfektoni ҫdo ditë ambientin, sipërfaqet e objekteve të dhomës së personit të infektuar (tavolina, karrige, komodina, dorezat e dyerve, ҫelësi i dritës etj).
Një 42-vjeçar është plagosur me thikë në lagjen nr. 1 në Sarandë. I plagosuri është identifikuar si Olsi Mucodemi, i…
Ditën e sotme, qytetarët e Durrës kanë dalë sërish duke protestuar para Bashkisë së qytetit. Sipas protestuesve, ata kërkojnë transparencë…
Një rast i fshehur prej shumë vitesh dhe i dalë në dritë vetëm së fundmi po bën bujë. Bëhet fjalë…
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:45, një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një të riu, është regjistruar në Sukth.…
Një objekt banimi dhe shërbimi, është konfiskuar për interes publik pas një aksioni të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe…
Miliarderi Elon Musk, është ndër personat që po shoqërojnë presidentin amerikan Donald Trump në vizitën e tij zyrtare në Kinë…