Categories: Uncategorized

Shenja që tregojnë se jeni të stresuar

Stresi ndikon dhe është i pranueshëm tek të gjithë ne. Ju mund të keni vënë re simptoma stresi, kur përpiqeni të disiplinoni fëmijët, kur keni shumë ngarkesë në punë, kur ju duhet të menaxhoni financat e familjes apo kur jeni përballë një marrëdhënieje të vështirë. Stresi është kudo dhe ndonëse një sasi e mjaftueshme e stresit është e dobishme, stresi i tepërt mund t’ju sëmurë fizikisht dhe mendërisht.

Hapi i parë për të kontrolluar stresin është njohja e simptomave të tij, e cila është më e vështirë nga sa mendoni. Pjesa më e madhe e njerëzve janë mësuar të stresohen dhe shpesh nuk e vënë re këtë derisa arrihet në një pikë ku problemi merr masa tepër serioze.

Të lidhura

None found

Çfarë është stresi?

Stresi është reagimi i trupit ndaj situatave të dëmshme, pavarësisht nëse këto situata janë të vërteta apo të perceptuara nga njeriu si të tilla. Kur ndiheni “të kërcënuar”, në trupin tuaj ndodh një reaksion kimik, që ju lejon të veproni në një mënyrë për të parandaluar dëmtimin. Ky reagim njihet si “fight-or-flight”, ose përgjigje ndaj stresit. Gjatë përgjigjes së stresit, ritmi juaj i zemrës rritet, frymëmarrja shpejtohet dhe rritet presioni i gjakut. Është mënyra se si mbroni veten.

Stresi do të thotë gjëra të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Ajo që shkakton stres për dikë, mund të mos jetë aspak shqetësuese për dikë tjetër. Disa njerëz janë më të aftë për ta përballuar stresin.

Jo të gjitha “llojet” e streseve janë të këqija, një sasi normale stresi mund të na ndihmojë të përfundojmë një detyrë. Për shembull, stres është momenti kur ju përplasni fort këmbën në frena për të mos goditur makinën përpara jush. Kjo është një gjë e mirë.

Trupat tanë janë krijuar për të trajtuar doza të vogla stresi, por ne nuk mund të përballojmë një stres afatgjatë kronik, pa patur pasoja.

Disa simptoma të stresit

Stresi mund të ndikojë në të gjitha aspektet në jetën tuaj, përfshirë emocionet, sjelljet, aftësinë e të menduarit dhe shëndetin fizik. Asnjë pjesë e trupit nuk është imune. Duke qenë se njerëzit e përballojnë në forma të ndryshme stresin, edhe simptomat tek ta ndryshojnë. Ato mund të jenë të paqarta dhe ndonjëherë të njëjta me ato të shkaktuara nga probleme të tjera mjekësore. Prandaj, është e rëndësishme t’i diskutoni ato me mjekun.

Ju mund të përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme të stresit:

– Simptoma emocionale

– Acaroheni me lehtësi dhe keni luhatje humori

– Ndiheni të mbingarkuar, ju duket sikur po humbni kontrollin

– Keni vështirësi për t’u çlodhur apo për të qetësuar mendjen

– Nuk ndiheni mirë me veten, keni vetëvlerësim të ulët

– Shmangni të tjerët

– Simptoma fizike

– Mungesë energjie

– Dhimbje koke

– Dhimbje stomaku, diarre, të vjella

– Muskuj të tensionuar

– Rrahje të shpejta zemre

– Pagjumësi

– Humbje e dëshirës/aftësisë seksuale

– Duar dhe këmbë të ftohta ose të djersitura

– Zhurmë në vesh

– Simptoma të sjelljes:

– Ndryshimet në oreks: nuk hani asgjë, ose hani shumë

– Shmangia e përgjegjësive

– Përdorim në rritje i alkoolit, drogës dhe/ose cigareve

– Ekspozim i disa sjelljeve nervore, si: kafshimi i thonjve

Stresi është pjesë e një jete normale. Pak stres herë pas here, nuk është diçka për t’u shqetësuar. Sidoqoftë, stresi kronik mund të shkaktojë shumë probleme serioze në jetën dhe shëndetin tuaj.

Nëse ju ose një i afërm ndiheni të mbingarkuar nga stresi, konsultohuni me një mjek. Shpesh, shumë simptoma të stresit, mund të jenë gjithashtu shenja të problemeve të tjera shëndetësore. Mjeku është i aftë t’i vlerësojë këto simptoma dhe të zbulojë se çfarë është në të vërtetë ajo që ju shqetëson.

të fundit

QMK-ja bashkërendoi evakuimin e sigurt të dy të huajve nga zona e Piribegut

Sot, në orën 08:22, përmes Numrit të Vetëm për Thirrje Emergjente 112, në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është…

22 minutes ago

“Atdheu mbetet atdhe edhe kur të shkakton dhimbje”/ Auron Tare denoncon braktisjen e themeleve të shtëpisë së Mitrush Kutelit

Historiani dhe studiuesi Auron Tare ka publikuar pamje nga rrënojat e shtëpisë së shkrimtarit të njohur shqiptar Mitrush Kuteli, duke…

23 minutes ago

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Dinamos, skuadra e Dajës synon të ruajë ritmin e kampionit në “Loro Boriçi

Vllaznia - Dinamo Vllaznia 0 – 0 Dinamo 1’ - Nis sfida në “Loro Boriçi” [...]Read More...

25 minutes ago

Missile hits Riyadh airport; Etihad and flydubai suspend flights, with flydubai cancellations extended through October 14

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

29 minutes ago

Rain gradually recedes, here is what the weather will be like on Monday

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara…

29 minutes ago

Trump announces energy ceasefire between Moscow and Kyiv, Zelensky: I was not aware

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me habi ndaj njoftimit të Donald Trumpit për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe…

29 minutes ago