Categories: Uncategorized

Pamje të rralla të Teatrit Kombëtar, atëherë kur godina quhej “Savoy” (FOTO LAJM)

Studiuesi Aurel Plasari, ka sjelle detaje dhe foto interesante nga historia e Teatrit Kombëtar, godina e të cilit u shemb më 17 Maj. Pse duhet gënjyer- pyeti Plasari në një intervistë në emisionin “Opinion”, ku solli elementë të historisë së godinës, që u projektua që në vitin 1938, pikërisht për qëllime artistike dhe kulturore.

“Flitet për projektin e themelimit të rrethit italo- shqiptar “Skënderbeg” nga mbreti Zog në vitin 1938. Është krijuar një komision, një status dhe po hidhen përvijimet e projektit. Njoftimi i përurimit është në 31 Maj 1939. Vendimi thotë për të promovuar bashkëpunimim kulturor, artistik, shkencor etj, midis dy vendeve. Konceptimi ishte dy seksione.

Të lidhura

None found

Seksioni A iu kushtua kryesisht kinemasë, teatrit dhe muzikës. Ishte dhe seksioni shkencor. Në seksionin shkencor u vendos Instituti i Studimeve Shqiptare, themelimi i studimeve albanologjike në Shqipëri, i trashgëuar në ‘46 edhe nga institutet që u krijuan nga regjimi tjetër”, tregoi Plasari, ndërsa bëri me dije, se arkitekti Xhulio Berte në atë periudhë ishte vlerësuar për prirjen e tij futuriste.

Më tej, ndërsa sjell edhe imazhe krejt të veçanta të ambienteve të brendshme të teatrit, Plasari kujton edhe pllakat e mermerit në kombinim e ngjyrës së kuqe dhe të zezë.

“Seksioni i dytë ishte klubi i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, ka një zonë për kafe dhe një zonë ku lexohen gazetat. Në mes të dy godinave dhe në fund ishte një palestër bashkëkohore. Dyshemeja ka qenë me pllaka mermeri të kuqe dhe të zeza”, tregoi Plasari.

Në rrëfimin e tij, historiani mohoi faktin e artikuluar së fundi se teatrit i mungonte gardëroba, dukë bërë të ditur që ajo ndërtesë ka qenë e pajisur edhe me garderobë.

të fundit

Goditja nga autobusi i merr jetën një këmbësoreje në Prishtinë

Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Siç…

9 minutes ago

Bashkim Jashari nderohet me dy dekorata nga Garda Kombëtare e Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e…

9 minutes ago

77 kg of suspected drugs and weapons seized; two brothers arrested, son of one wanted over suspected criminal group links

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër veprimtari të dyshuar kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në…

9 minutes ago

Students demand his resignation, Rama posts photos and calls table where he invited young people for dialogue a tourist destination

Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të…

10 minutes ago

Jude Bellingham dëshiron që Real Madridi të afrojë vëllain e tij, Jobe

Jude Bellingham thuhet se dëshiron të ndajë një dhomë zhveshjeje me vëllain e tij, Jobe Bellingham, te Real Madridi, me…

10 minutes ago

They aim to intimidate and encourage self-censorship” / BIRN: More than 50% of freedom of expression cases show signs of unfounded defamation lawsuits

Një raport mbi lirinë e shprehjes në praktikën gjyqësore identifikon 171 vendime me të paktën një nivel rreziku nga paditë…

10 minutes ago