Categories: Uncategorized

Nuk ju besohet? Këto janë arsyet pse njerëzit hyjnë qëllimisht në burg

Mos e besoni po deshët, por këta njerëz kanë hyrë qëllimisht në burg për arsye nga më të trishtat! Shumica e njerëzve përpiqen t’i shpëtojnë ligjit edhe pasi e kanë thyer atë, vetëm për të shijuar lirinë. Në disa raste, ka të tjerë që thyejnë rregulla dhe bëjnë një krim vetëm sepse duan të shkojnë në burg. Çfarë i shtyn ta bëjnë këtë?! Arsye të ndryshme që kanë një të përbashkët të vetme: Janë të trishta!

Të futesh ‘kondrabandë’ në burg
Në burgun e qarkut Clark në Jeffersonville Indiana, 80 % e të burgosurve janë atje për akuza të lidhura me drogën. Mirëpo, pavarësisht kësaj, përdorimi i drogës brenda burgut ishte i shfrenuar dhe stafi i burgut kishte probleme për të identifikuar burimin të saj, kjo deri në momentin që pikasën diçka.

Të lidhura

None found

Ata mësuan se, të burgosurit komunikonin me bashkëpunëtorët e jashtëm duke përdorur telefona celularë të marrë në mënyrë të paligjshme. Këta persona do të arrestoheshin me qëllim, në mënyrë që më pas me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre të të mund të kontrabandonin drogë brenda burgut me një çmim shumë heërë më të lartë sesa në rrugë.

Kështu, droga shpërndahej në të gjithë burgun nën tabakat ushqimore të të burgosurve. Skema u mësua nga seritë e dokumentarit “60 ditë brenda”, pas së cilës shtatë persona hynë të “infiltruar” si të burgosur në burg pikërisht për të vënë në zbatim planin.

Nevoja për të marrë kujdes mjekësor
Nevoja për të marrë kujdes mjekësor ka bërë që shumë njerëz të arrestohen qëllimisht në 2012-in. Shëndeti i keq dhe pamundësia për t’u kuruar, i ka çuar njerëzit të bëjnë vepra të palejueshme në mënyrë të qëllimtë, vetëm që më pas të arrestoheshin. Të paktën në burg mjekët do të kujdeseshin për jetën e tyre.

Frank Morrocco nga Amherst, Nju Jork, është një nga rastet i cili e dëshmon më së miri një gjë të tillë. Amherst u la i lirë nga burgu në fillim të 2012, pasi vuajti 20 vjet nën akuzat e komplotit të krimeve të drogës. Në pamundësi të sigurimit të kujdesit shëndetësor për një formë të rrallë të leukemisë, Morrocco 56-vjeçar hyri në një dyqan ushqimesh të Ëegman, u ngjit në banak dhe mori mallra me vlerë 23 dollarë në sy të punonjësve të dyqanit përpara, duke dalë më pas jashtë.

Ai u arrestua nën akuzën e grabitjes së dyqanit. Me shkeljen, po ashtu, të lirimit të tij me kusht Morrocco shpresonte se do të futej përsëri në burg. “Ishte një akt dëshpërimi. Unë hyra në atë dyqan dhe mora gjërat që nuk më duheshin, duke u siguruar që shumë njerëz më pane aty”, tha Morrocco për Buffalo Neës . “Në kohën kur e bëra atë, ndjeva se nuk kisha ndonjë mënyrë tjetër për të marrë kujdesin që më duhej për leuceminë time”. Nuk dihet nëse Morrocco e mori trajtimin, por ai u la i lirë nga burgu në Prill 2013.

Për të lënë duhanin
Një grua nga California në 2012 u arrestua pasi goditi në fytyrë një deputet. Ajo priti me orë të tëra që një deputet të dilte për ta qëlluar, duke e ditur fare mirë që më pas do të arrestohej. Pse e bëri këtë? Donte të linte cigaren! Asaj iu plotësua dëshira dhe qëndroi për plot 63 ditë në burg.

Jeta në burg është më e mirë se jeta e rrugës
Një tjetër arsye dëshpëruese i bën njerëzit të duan të arrestohen vetë. Realiteti është shumë i hidhur për njerëzit e vetmuar, që kalojnë netët rrugëve në kushte nga më skandalozet, shkruan anabel. Ka patur raste kur njerëzit kanë kërkuar të burgosen sepse të paktën në burg dikush do t’i ofrojë një sanduiç dhe një pije dhe kur është stuhi e ftohtë, do të ketë një çati mbi kokë.

Për ta provuar ç’do të thotë burg
Ka nga ata që janë kureshtarë të dinë si është jeta në burg. Ata që e provuan thanë se është më e vështirë nga ç’e kishin menduar. Në vitin 2013, ish-prokurori Bobby Constantino detajoi një plan për tu arrestuar me qëllim që të mund të shikonte sistemin e drejtësisë penale nga brenda.

Sikurse Costandino-ja zbuloi, të arrestosh si një burrë të bardhë pa rekorde të mëparshme kriminale në Neë York City ishte më e vështirë nga sa mendonte. Edhe pse u vetëdorëzua, pasi ishte filmuar nga kamerat duke shkruajtur parrulla me grafiti në muret e bashkisë së qytetit, oficerët nuk pranuan ta besojnë dëshminë e tij.

“Sa herë që rojet panë një profesionist të ri në kostum duke zhgarravitur, dhe jo ​​një vandal të cilin kishin në mendje për të dyshuar, ata më kthenin mbrapa licencën time dhe më thoshin të largohesha nga aty duke mos me arrestuar”, shkroi ai. Përfundimisht ai ia doli të futej pas hekurave, ku problemet e tij ligjore sapo kishin filluar.

Vetmia
Në Japoni të moshuarit zgjedhin të arrestohen qëllimisht vetëm sepse në burg ka njerëz dhe kështu nuk do të jenë vetëm. Gratë që nuk kishin një familje dhe asnjë të afërm, e shihnin burgun si një alternativë për t’i shpëtuar vetmisë.

“E shijoj më shumë jetën në burg. Ka më shumë njerëz rreth e rrotull dhe s’ndihem vetë. Kur dola herën e parë thashë që nuk do kthehem më, por s’rezistova dot. Më kapi nostalgjia.”- u shpreh një ish-e burgosur që zgjodhi të arrestohej për t’i shpëtuar vetmisë.

të fundit

Rriten shpërblimet për sportistët elitarë/ Ministri Blendi Gonxhja prezanton skemën e re: Ja sa do të jetë mbështetja financiare dhe kush përfiton

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…

5 minutes ago

Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë

Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…

21 minutes ago

Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë

Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…

1 hour ago

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

1 hour ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

2 hours ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

2 hours ago