Categories: Uncategorized

Miliarderi refuzon publikisht 27 mijë gra me një postim të vetëm

Të të refuzojnë s’është gjë e bukur. Të të refuzojnë me një postim publik aq më pak. Tani, imagjinoni të të refuzojnë në Twitter në të njëjtën kohë me 27 mijë gra të tjera dhe të të mohojnë të drejtën për të shkuar në hënë. Pikërisht kjo u ndodhi 27722 grave që kishin aplikuar për qenë “partnerja e jetës” së miliarderit japonez Yusaku Maezawa në një udhëtim në hënë.

Të mërkurën, përmes disa postimesh në Twitter, Maezawa, i cili ka themeluar faqen e blerjeve më të madhe në Japoni, Zozotown, njoftoi se s’do të jetë më pjesëmarrës në programin reality të titulluar “Full Moon Lovers.” Programi që duhej të transmetohej në Abema Tv, do të dokumentonte udhëtimin e Maezawa dhe partneres së tij drejt hënës si pasagjerët e parë të “Big Falcon Rocket” i SpaceX në vitin 2023.

Të lidhura

None found

Në faqen e aplikimit, Maezawa tha se po kërkonte dikë “mbi 20 vjeç,” me “personalitet të gjallë” dhe që “dëshiron paqe në botë.” Edhe pse me mijëra gra aplikuan, biznesmeni tha se hoqi dorë nga programi sepse “s’ishte i vendosur.”

Në postimet e tij, Maezawa shprehu keqardhje të jashtëzakonshme:

“Të mendosh që 27722 gra me qëllime të pastra dhe kurajo morën kohë nga jeta e tyre për të aplikuar më bën të ndihem shumë keq për këtë vendim egoist nga ana ime,” shkruajti ai.

Ai përfundoi: “Nga thellësia e zemrës, më vjen shumë keq.”

Kush e merr vesh sa nga këto mijëra gra i kanë bërë block pas këtij refuzimi tëpaprecedent.

të fundit

Vehicle explosion in Gjirokastër, police: Two people injured

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

2 minutes ago

Flames engulf hospital roof in Istanbul, 40 patients evacuated

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…

2 minutes ago

Kallas opposes easing sanctions on Russian oil: On Monday, EU approves new measures against Moscow

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…

2 minutes ago

Arda Turan pranë stolit të Turqisë, ish-ylli i Atleticos dhe Barcelonës favorizohet për postin

Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…

5 minutes ago

Shpërthimi i automjetit në Gjirokastër, policia: Dy persona të plagosur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

5 minutes ago

Blerina Matraku rrëfen në “Goca dhe Gra” pendesën për marrëdhënien me Adi Hilën: Jam ndier pa zë dhe e vënë me shpatulla pas murit

Këngëtarja Blerina Matraku ka rrëfyer vështirësitë emocionale pas publikimit të videove intime që lidhen me kompozitorin Adi Hila. [...]Read More...

23 minutes ago