Categories: Uncategorized

Koronavirusi, 300 punonjës evakuohen nga banka më e madhe e Singaporit

Rreth 300 punonjës janë evakuuar nga banka më e madhe e Singaporit, DBS, pasi një person u sëmurë me koronavirusin e ri.

Të gjithë punëtorët kishin punuar në katin e, 43-të dhe u dërguan në shtëpi të mërkurën.

Të lidhura

None found

Singapori ka raportuar më parë 47 raste të virusit të ri – numri më i lartë i të prekurve jashtë Kinës, transmeton KosovaPressi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është më shumë se 44,000 në Kinë, me raste në më shumë se 20 vende.

Punonjësi i DBS-së u testua të martën dhe infeksioni i tij u konfirmua të mërkurën.

“Si masë paraprake, të gjithë punonjësit në katin e prekur lëshuan ambientet për të punuar nga shtëpia”, ka bërë të ditur firma në një deklaratë.

DBS-ja tha se “gjatë kësaj kohe të vështirë, banka do t’i sigurojë këtij punonjësi dhe familjes së tij çdo mbështetje dhe udhëzim”.

Paketat e kujdesit me termometra, maska dhe mjete sanitare dore u janë dhënë punonjësve të evakuuar dhe banka tha se ishte bërë një ndihmë mjekësore.

Singapori ngriti “gjendjen e sistemit të reagimit ndaj shpërthimit të sëmundjeve” në portokalli javën e kaluar – që do të thotë se sëmundja është e rëndë dhe përhapet lehtësisht nga një person në tjetrin.

Si pasojë, të gjitha kompanitë dhe shumë hapësira publike kanë filluar të skanojnë punonjësit dhe vizitorët për temperaturat.

Covid-19, i cili quhet zyrtarisht, ka vrarë më shumë se 1.100 njerëz, në Kinë.

Megjithatë të mërkurën, vendi raportoi numrin e tij më të ulët të rasteve të reja në pothuajse dy javë, me 2.015 raste të reja të konfirmuara të martën.

të fundit

Armando Sadiku lë futbollin në moshën 35-vjeçare, emërohet drejtor sportiv te klubi zviceran

Goli historik i Armando Sadikut kundër Rumanisë në EURO 2016Në një postim të fundit në rrjetet sociale, klubi zviceran i…

42 seconds ago

Interi përmbys Bolognan dhe ngjitet në krye të Serie A

Interi ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bolognas, duke triumfuar me rezultat 3-1 në kuadër të javës së shtatë në…

2 minutes ago

Spalletti vlerëson Zhegrovën: Mund të jetë shkatërrues për kundërshtarët dhe meriton më shumë minuta

Luciano Spalletti ka folur për cilësitë e Edon Zhegrovës, duke e vlerësuar talentin dhe aftësinë e sulmuesit kosovar për të…

14 minutes ago

Forca të shumta policie në sheshin “Skënderbej”, qytetarë shoqërohen me forcë dhe raportohen raste dhune

Makina policie kanë hyrë në shesh. Është krijuar një situatë kaotike dhe shqetësuese. Dhjetëra efektivë policie kanë nisur të shoqërojnë…

23 minutes ago

QSUT publikon të dhënat: 21 efektivë dhe 13 protestues morën ndihmë mjekësore pas protestës

Qendra Spitalore Universitare Tiranë ka përditësuar të dhënat mbi gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës prej orës 17:00…

31 minutes ago

Ambulance pelted with stones during protest, Agency for Media and Information appeals to citizens

Një ambulancë është sulmuar me gurë gjatë protestës së sotme, ku sipas pamjeve, ka pësuar thyerje të xhamave, duke rrezikuar…

32 minutes ago