Categories: Uncategorized

“Gurët e gjallë” të Rumanisë: Rriten dhe shumohen sa herë që bie shi

Në natyrë ka fenomene të habitshme dhe shumë të çuditshme, të cilat edhe na bëjnë të mendojnë shumë se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë, transmeton Gazeta Metro.

Shembull interesant janë edhe gurët e quajtur ‘Trovanti’. Këta gurë mund të duken të thjeshtë, por në fakt ata rriten, marrin frymë dhe lëvizin. Ky fenomen është vërejtur dekada më parë në qytetin e Kostestit dhe tash e disa vite po del të jetë atraksion për njerëzit.

Të lidhura

None found

Emri i tyre ‘Trovanti’ vjen nga rumanishtja që do të thotë ‘gurët që rriten’.

Kur krahasohen me gurët normal, ‘Trovantët’ nuk paraqesin shumë dallime fizike, mirëpo përveç që janë ‘të gjallë’ dhe lëvizin. Lloji i këtyre gurëve gjendet në Rumani dhe Rusi.

Ndërkaq vite më parë shkencëtarët kishin vendosur që të hapin gurët dhe aty vunë re se brenda tyre janë rrathët e ngjashëm, me ato të pemëve. Në këtë mënyrë shkencëtarët arritën të përcaktojnë se ata datojnë prej 6 milionë vitesh.

Ata besohet se janë formuar nga aktiviteti sizmik në këtë rajon dhe madhësia e tyre shkon nga disa centimetra deri në 10 metra lartësi dhe veçantia e tyre është se ata janë të aftë të ‘riprodhohen’.

Falë efektit të ujit, shtresa e jashtme e gurit zë lagështi e ndërsa uji depërton brenda tij, krijon kripëra minerale, transmeton Gazeta Metro. Me t’u njomur, bymehen duke ushtuar presion mbi sipërfaqen, që nis të zgjerohet, duke krijuar ndjesinë se guri është rritur. Ndonjëherë, rritja shkakton thyerjen e gurit, duke çuar në krijimin e një të riu.

Aktualisht të gjithë gurët janë nën mbrojtjen e UNESCO’s, pasi edhe janë shpallur trashëgimi e njerëzimit.

të fundit

NYT: Trump distancohet nga LaCivita dhe Blair pas punës së tyre për partinë e Dodikut në Bosnjë

Presidenti Donald Trump u distancua sot nga puna që dy prej këshilltarëve të tij kryesorë, të cilët po ndihmojnë në…

5 minutes ago

Nxirret minatori i parë nga miniera e Trepçës, vijon shpëtimi i 63 të ngujuarve

Njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të. Lajmin…

6 minutes ago

Akademia e Shkencave e Shqipërisë përshëndet zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në krye të Kosovës

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave…

6 minutes ago

Nxirret një minator nga Trepça, ndërsa 62 të tjerë vijojnë të mbeten të bllokuar

Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…

7 minutes ago

IHDNj apel për shpëtim të menjëhershëm të minatorëve të bllokuar në Stan Tërg

Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…

18 minutes ago

Zhegrova kryeson statistikat e driblimeve me Kosovën, mediat italiane e konsiderojnë kandidat për formacionin e Juventusit

Edon Zhegrova po tregon edhe një herë se driblimi mbetet një prej armëve të tij më të forta. Ylli i…

23 minutes ago