Gjeneva pritet të rrisë pagën minimale në vend në rreth 3.800 euro, që raportohet të jetë më e larta në botë, pasi autoritetet lokale kanë aprovuar masat e reja në një votim të befasishëm, në qytetin e njohur zviceran.
500 mijë votues në kanton votuan pro kalimit të propozimit të sindikatave dhe partive të majta, pasi dy herë e kishin refuzuar në të kaluarën më 2011 dhe 2014.
None found
Paga minimale do të rritet në 21 euro për një orë, gati dyfishi i asaj që është në Francë, si vend nikoqir. Tani në Gjenevë paga minimale mujore do të jetë 4.086 franga bazuar në punën 41-orëshe në javë, apo 49 mijë franga në vit, një nga qytetet më të shtrenjta për të jetuar në botë.
“France 3” ka raportuar se masat kanë ardhur pasi qyteti zviceran, ekonomia e të cilit varet nga turistët, ishte goditur nga pandemia e koronavirusit.
Pagat në Zvicër caktohen nga autoritet në 26 kantonet e shtetit, por jo në nivele tjera kombëtare.
Paga minimale u miratua nga 58 për qind e votuesve të Gjenevës dhe masat do të hyjnë në fuqi më 17 tetor.
Policia e trafikut e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e Rrjetit Evropian të Policive të Trafikut (ROADPOL), në periudhën nga…
Te skuadra e Trabzonsporit kanë marrë një lajm të mirë sa i përket futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi.…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe është marrë…
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe SportitMinistri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka dhënë më shumë detaje për “Projektligjin…
"Jam e bindur se nuk do ta kemi më këtë problem, ndërsa universiteti dhe fakultetet do të kenë energji elektrike",…
Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp. Siç…