Categories: Uncategorized

​Shkaku i rënies së madhe të numrit të insekteve mund të jetë rrezatimi i celularëve

Rrezatimi i telefonit celular mund të kontribuojë në rënien e mprehtë të popullatave të insekteve që janë parë vitet e fundit në shumicën e vendeve evropiane, ka treguar një studim i gjerë në Gjermani.

Me ndikimin negativ të pesticideve dhe humbjes së habitateve, rritja e ekspozimit ndaj rrezatimit elektromagnetik “ka të ngjarë të ketë një ndikim negativ në botën e insekteve”, sipas një studimi të paraqitur javën e kaluar në Stuttgart. Studimi nuk është shqyrtuar ende nga shkencëtarë të tjerë të pavarur.

Të lidhura

None found

Analiza e 190 studimeve shkencore, së bashku me Shoqatën Gjermane për Ruajtjen e Natyrës dhe Biodiversitetit (NABU), u krye nga dy organizata joqeveritare, njëra nga Gjermania dhe tjetra nga Luksemburgu. Studimi i referohet rezultateve të 83 studimeve shkencore, nga të cilat 72 treguan një efekt negativ të rrezatimit te bletët, grerëzat dhe mizat.

Efektet negative të përmendura variojnë nga aftësia e zvogëluar për të fluturuar, për shkak të shqetësimeve të fushës magnetike deri në dëmtimin e materialit gjenetik dhe larvat. Në veçanti, rrezatimi i telefonave celularë dhe rrjeteve pa tel të internetit hap kanale kalciumi në qeliza të caktuara, që do të thotë se ato thithin më shumë jone kalciumi. Kjo mund të shkaktojë një reaksion biokimik tek insektet që prish ritmin e tyre dhe ndikon negativisht në sistemin e tyre imunitar.

“Studimi sugjeron që, duke analizuar zvogëlimin dramatik të numrit të insekteve, ne duhet të marrim parasysh të gjitha shkaqet e mundshme”, beson Johannes Enssle, kreu i NABU me qendër në Baden-Wuerttemberg. Ai tregon se është i vetëdijshëm për ndjeshmërinë e temës që lidhet me zakonet tona të përditshme dhe se ai e di se interesat e fortë ekonomik qëndrojnë prapa teknologjisë së komunikimit celular.

Peter Hensinger nga organizata gjermane e mbrojtjes së konsumatorit Diagnose Funk beson se më shumë vëmendje duhet t’i kushtohet efekteve të mundshme negative të rrezatimit në kafshë dhe njerëz, veçanërisht në lidhje me futjen e teknologjisë 5G.

Rrjetet e pajisura me teknologjinë e re pritet të ofrojnë shpejtësi njëqind herë më të larta se rrjetet ekzistuese 4G. Ky zbulim ka rezultuar në reagime të dhunshme dhe kundërshtim nga aktivistët e përfshirë në fushata mjedisore, të cilët besojnë se mund të priten pasoja për shëndetin e njeriut dhe një ndikim negativ në mjedis.

të fundit

Erion Braçe: E kisha humbur shpresën, falënderoj Taulant Ballën për shtysën e ligjit të sponsorizimit

Erion Braçe dhe Taulant BallaDitën e sotme, në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe Sportet, u finalizua miratimi me 6 vota…

9 minutes ago

Volkswagen zbulon T-Roc R të ri, SUV-in më të fuqishëm që marka ofron në Evropë

Volkswagen ka prezantuar gjeneratën e re të T-Roc R, SUV-in më të fuqishëm që kompania aktualisht ofron në Evropë, me…

10 minutes ago

Kurti: Optimizëm i matur për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vazhdon të jetë optimist për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, por…

10 minutes ago

Përplasje në Kuvend mes Kurtit dhe Rrahmanit për Projektligjin e Fertilizimit, Haxhiu i ndërpret fjalën deputetit të PDK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Eman Rrahmani, janë përplasur në seancën e…

10 minutes ago

Kurti: Investimet për modernizimin e kapaciteteve energjetike ekzistuese kanë qenë konstante

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se gjatë qeverisjes së tij janë bërë më shumë investime në modernizimin dhe…

11 minutes ago

Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë

Euro vijon të regjistrojë kuotime të dobëta në tregun valutor shqiptar. Sipas tabelës së kursit të këmbimit të publikuar këtë…

11 minutes ago