Categories: Uncategorized

6 gjëra për të cilat na duhet një jetë e tërë që ti mësojmë!

A keni vërejtur ndonjëherë se si njerëzit e moshuar priren të kenë shumë urtësi dhe qetësi? Kjo për shkak se ata kanë jetuar aq shumë dhe kanë marrë shumë mësime përgjatë rrugës së quajtur “jetë”.

Disa njerëz thonë se ka disa gjëra që mund të mësohen vetëm përgjatë viteve të jetës dhe përvojave nëpër të cilat kalojmë.

Të lidhura

None found

Unik ka përmbledhur 6 gjëra të cilat na duhet një jetë e tërë për ti mësuar.

Mos syno të jesh i/e përsosur

Shumë njerëz përpiqen të jenë të përsosur, madje pa e kuptuar atë. Ata janë të vetëdijshëm për çdo dështim, gjithmonë presin më shumë nga vetja, dhe ndjehen fajtorë kur gjërat nuk ju shkojnë mirë.

Njerëzit duhet ta kuptojnë se prirja për të qenit i/e përsosur është e paarsyeshme. Kështu vetëm e dëmtoni shëndetin tuaj mental dhe fizik, dhe në thelb gjithmonë do të jeni të zhgënjyer.

Jo gjithmonë mund të bëni më të mirën për të tjerët, por të paktën mos I lendoni atë. Po ashtu, nuk është e nevojshme që ju ta dëmtoni vetën ,duke iu bërë mirë të tjerëve. Mos harroni edhe ju keni nevojë të merreni me vetën, pushim dhe relaks.

Mos e stërngarko vetën me punë

Njerëzit kalojnë shumë kohë duke ndjekur ëndrrat e tyre dhe duke shpresuar që të arrijnë sa më shumë në jetë. Ju mund të përqëndroheni në avancimin e karrierës tuaj deri në pikën kur e shihni se ajo po ju merr edhe jetën private. Në këtë pikë ndaluni sepse vetëm po bën i dëm vetës.

Është mirë të jeni I përkushtuar në punë, por jo ta mbingarkoni vetën dhe të neglizhoni të gjitha aspektet e tjera të jetës tuaj për shkak të punës. Karriera juaj është e rëndësishme, por familja duhet të jetë në rënd të parë.

Mirënjohja është çelësi

Është e rëndësishme të vlerësoni atë që keni. Shumë njerëz bëjnë gabim duke u përqendruar aq shumë në ato që ju mungojnë ose në ato që i dëshirojnë dhe harrojnë se sa të priviligjeruar janë nga Zoti, që kanë familje, shtëpi dhe ushqim të bollshëm.

Të kësh një punë që të mundëson ti paguash faturat, karakter të fortë për të kapërcyer sfidat, shtëpi, shtrat, ujë, ngrohje, energji elektrike është vërtetë fat. Nuk po themi që janë luks, por për një përqindje të madhe të njerëzve nëpër botë këto gjëra vërtetë janë luks.

Ky lloj i të menduarit pozitisht nuk është vetëm për shfaqje. Ajo në fakt mund t’ju bëjë më të lumtur dhe madje t’ju lejojë të keni norma më të mira suksesi. Duke e bërë mirënjohjen një praktikë të përditshme ju do të shihni përditë ndryshime pozitive në jetën tuaj.

Dështimi është mësim!

Nëse nuk bëni gabime, nuk do të mësoni kurrë dhe nuk do të rriteni si karakter. Jeta sjellë rënie dhe ngritje, eksperienca të vështira, edhe nëse nuk i doni ato.

Çdo gabim dhe dështim ju bën më të fortë. Ju hapë rrugë për njohuri të reja, ju bën të zgjuar dhe më të mprehtë, dhe ju bën të mos përjetoni më gabime të njëjta.

Mos lejoni që frika e dështimit të pengojë përparimin tuaj. Mos lejoni që t’ju tërheqë larg rreziqeve.

Përqafoni çdo gabim dhe tregoni mësimin që ju ka mësuar; aplikoni në mënyrë aktive në jetën tuaj.

Pastaj, vazhdo. Gabimet tua nuk duhet të të rëndojnë; ato kanë për qëllim t’ju mësojnë diçka dhe t’ju ndihmojnë të ecni përpara.

Bëhu i sjellshëm

Dhembshuria është ndjesi shumë e nevojshme për sëcilin nga ne. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të jeni të sjellshëm me njerëzit përeth jush, pavarësisht se kush janë ata. Kjo është diçka që shumë njerëz nuk mësojnë derisa të kalojnë gati gjithë jetën.

Me pak ju mund ti bëni të tjerët të lumtur.

Buzëqeshu njerëzve kur ecni pranë tyre, bëj dhurata simbolike, komplimento të tjerët, paguaj për dikë një vakt ushqimi etj.

Jeto në të tashmen

Shumë prej nesh mbartin bagazhe emocionale nga e kaluara. Kështu vetëm ia humbni vetës rastin për të qenë të lumtur dhe për ta jetuar të tashmën. Sekreti i një jete më pozitive është të jetosh në të tashmen. Mësoni të reflektoni mbi të kaluarën pa u ndalur në të, dhe mësoni të shikoni përpara për të ardhmen pa u penduar për të kaluarën. Përqëndrohuni në momentin që po ndodh tani, njerëzit rreth jush dhe ofroni vetës qetësi.

të fundit

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

56 seconds ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

2 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

2 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

2 hours ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago