Kina raportoi për 139 raste të reja brenda dy ditësh të virusit misterioz, që po kthehet në një shqetësim për zyrtarët e shëndetësisë brenda dhe jashtë vendit.
Dy prej tyre, ishin në Pekin. Numri total i rasteve të konfirmuara tani është 200, ndërsa tre persona kanë vdekur nga problemet me frymëmarrjen që shkakton virusi i rrezikshëm. Autoritetet shëndetësorë e identifikuan virusin, i cili u shfaq për herë të parë në Vuhan në muajin dhjetor, si një lloj koronavirusi.
None found
Sipas tyre, ai ka çuar në një shpërthim të pneumonisë virale, por vazhdon të rrethohet nga shumë paqartësi. Koreja e Jugut gjithashtu raportoi rastin e parë të saj të hënën, pas Tajlandës dhe Japonisë. Ky shpërthim epidemik, sipas ekspertëve, ka risjellë në kujtesë virusin e tmersshëm SARS, edhe ai një koronavirus – i cili në fillimin e viteve 2000, shkaktoi mbi 770 të vdekur në dhjetëra vende, kryesisht në Azi. Analiza e kodit gjenetik të virusit të ri tregon se ai është i lidhur me Sars-in më shumë se me çdo koronavirus tjetër njerëzor.
Sarsi gjithashtu pat filluar nga Kina. Shqetësimet e zyrtarëve të shëndetësisë shtohen nga fakti se shumë kinezë pritet të udhëtojnë së fundi jashtë vendit për pushimet e Vitit të Ri Hënor që fillon këtë javë.
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…