Studentët e Universitetit të Tiranës qe protestuan para Kampusit Universitar, duke kërkuar zbatimin e Paktit të Universitetit drejtohen nga një organizatë e re e quajtur Rezistenca Rinore. Ata pretendojnë se asnjë nga pikat e Paktit për Universitetit nuk është plotësuar. Për këtë ata paralajmëruan vazhdimin e protestave deri sa pakti të zbatohet.
Studentët firmosën gjithashtu një peticion për rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, shkruan Exit Neës, qe ka renditur edhe kerkesat e studenteve.
None found
1- Uljen e tarifave të Universitetit
Disa studentë u shprehën në media se ata vazhdojnë të paguajnë tarifën e plotë në universitetet përkatëse. Sipas tyrë në mars të 2019 qeveria ka nxjerrë një VKM e cila ngushton rrethin e përfituesve të përgjysmimit të çmimit.
2- Rritjen e numrit të shërbimeve të ofruara nga Karta e studentit
Studentët u shprehën se karta e studentit ofron ulje çmimesh në shërbime të cilat nuk janë në interest të studentëve. Ata kërkojnë që në kartën e studentit të përfshihen ulje çmimesh në librari, menca studentore, fotokopje etj.
3- Përmirësimin e kushteve në konvikte dhe auditore
Studentët u shprehën se konviket vazhdojnë të jenë në gjendje të mjeruar. Ata kërkuan përmirësim të dhomave ku banojnë studentët. Disa studentë kërkuan dhe përmirësim të kushteve të auditoreve. Ata theksojnë se auditoret ku zhvillojnë mësim nuk kanë ngrohje, sistem ventilimi dhe as karrige mjaftueshëm.
Pamje të një gjendje të shkatërruar, janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia…
Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi, ka folur për raportet me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së…
Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…