Categories: Uncategorized

Turqia dërgon avionët në kufi me Armeninë, luftë e ashpër në rajon

Prej 48 orëve vijojnë përplasjet mes ushtrisë së Azerbajxhanit dhe Armenisë në zonën malore të Nagorno Karabakh-ut duke lënë dhjetra të vrarë nga të dyja palët.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit theksoi se u detyrua të përgjigjej përmes një kundërsulmi ndaj shkeljeve të vazhdueshme të armëpushimit nga ushtria armene në kufi, ndërsa këta të fundit theksojnë se ushtria azere ka vrarë edhe civilë në ofensivën e tyre, shkruan albeu.com.

Të lidhura

None found

Burime zyrtare nga Azerbajxhani flasin për dhjetra tanke të shkatërruara dhe rreth 500 ushtarë armënë të vrarë apo plagosur gjatë luftimeve, ndërsa autoritetet armene kanë konfirmuar vetëm 35 humbje.

Armenia ka akuzuar Turqinë se ka dorë në ndezjen e konfliktit të ngrirë prej 30 vitesh në Kaukaz duke furnizuar me armë Azerbajxhanin.

Mediat turke raportojnë ndërkohë se prej disa ditësh, avionët spiunë të Turqisë janë duke fluturuar më kufi me Armeninë për të patur në kontroll zhvillimet në rajon.

Pse përplaset Armenia dhe Azejabajxhani?

I gjithë konflikti ka lindur për shkak të rajonit të dikskutueshëm, Nagorno-Karabakh. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit por i kontrolluar nga armenët etnikë.

Nagorno Karabakh u shkëput në vitet e rrëzimit të Bashkimit Sovjetik. Armenia dhe Azerbajxhani ishin pjesë e shtetit komunist, i cili u përpoq të shtypte dallimet etnike dhe fetare, shkruan BBC, përcjell albeu.com.

Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tre dekada, me luftime periodike. Përleshjet kufitare në korrik vranë të paktën 16 njerëz, duke bërë që demonstrata më e madhe për vite me radhë në kryeqytetin azerbajxhan të Baku, ku kishte thirrje për rimarrjen e rajonit.

Faktet kryesore për rajonin:

Një rajon malor me rreth 4,400 km katrore.

Banuar tradicionalisht nga armenë të krishterë dhe turq myslimanë.

Në periudhën sovjetike, u bë një rajon autonom brenda republikës së Azerbajxhanit.

Njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë është armene etnike.

Rreth një milion njerëz të zhvendosur nga lufta e viteve 1990, dhe rreth 30,000 të vrarë.

Forcat separatiste kapën disa territore shtesë rreth enklavës në Azerbajxhan në luftën e viteve 1990.

Rusia tradicionalisht është parë si një aleate e armenëve. /albeu.com

të fundit

Protestat, lëvizje e gjerë kundër korrupsionit dhe Edi Ramës/ Gazeta gjermane “Der Spiegel”: Zemërimi jo kundër Trump apo Kushner, por kundër klasës politike

Gazeta gjermane Der Spiegel, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave që po zhvillohen në Shqipëri, ku prej më…

11 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 2 Korrik 2026

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime…

28 minutes ago

Lukaku rrëfen emocionet pas kthesës spektakolare, flet për të atin dhe penalltinë vendimtare

Belgjika ka realizuar një përmbysje sensacionale ndaj Senegalit në Kupën e Botës, duke fituar 3:2 pas vazhdimeve, edhe pse deri…

2 hours ago

SHBA mposht edhe Bosnjën dhe Hercegovinën, siguron kalimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës

SHBA ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të Kupës së Botës pasi mposhti Bosnja dhe Hercegovinen me rezultat 2:0…

3 hours ago

Willy Sagnol lavdëron Michael Olisen: E ka vendin te Topi i Artë, madje mbi Messin dhe Ronaldon

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe i Kombëtares së Francës, Willy Sagnol, ka bërë një deklaratë të fortë për talentin e…

4 hours ago

Alaba: Austria ka besim se mund të surprizojë Spanjën në Kupën e Botës

Kapiteni i Austrisë, David Alaba, ka deklaruar se skuadra e tij mund të shkaktojë befasi ndaj Spanjës në raundin e…

5 hours ago