Categories: Uncategorized

Transportonte klandestinë për 1 mijë euro secili, durrsaku kapet mat në unazën e Gramshit

Një 44 vjecar ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 440 deri në 1000 euro për person.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që transportonte shtetas klandestinë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, organizuan punën duke bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të transportuesit.

Të lidhura

None found

Ne pranga u vu shtetasi F. M., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi në unazën e qytetit të Gramshit u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 9 shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.

“Ky shtetas po i transportonte kundrejt fitimit që varionte 440-1000 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës”- njofton policia.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

të fundit

Përfshihet nga flakët një Range Rover në zonën e Qendrës në Shkup

Herët në mëngjesin e sotëm, rreth orës 4 të mëngjesit, një Range Rover u dogj në Shkup.“Më 28.06.2026 në orën…

3 minutes ago

Natasha Kandiq hedh dyshime për një varr masiv të mundshëm në Pasuljanske Livade

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka përmendur mundësinë e ekzistencës së varrit masiv në Pasuljanske Livade…

8 minutes ago

Besar Musolli mbyll karrierën në futbollin profesionist

Pas shumë vitesh të mbushura me sakrifica, përkushtim dhe kujtime të paharrueshme, futbollisti Besar Musolli ka vendosur t’i japë fund…

12 minutes ago

Auditimi i ZKA-së nxjerr parregullsi financiare në Komunën e Prishtinës për vitin 2025

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka evidentuar një sërë mangësish në menaxhimin financiar të Komunës së Prishtinës për vitin 2025,…

18 minutes ago

Ombudsman in North Macedonia calls for the bar exam to be held in Albanian as well

Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut mund të dalin sërish në protestë, nëse nuk miratohet kërkesa e tyre që provimi…

19 minutes ago

Korreshi Jabs at the Municipality of Lushnja: The City Is Facing Mosquitoes and a Foul Smell From the Polluted Canal

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Lushnjës, Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen që, sipas tij, është krijuar në qytet…

20 minutes ago