Categories: Uncategorized

Transportonte klandestinë, si e pësoi 37-vjeçari nga Berati

Policia e Korçës ka vënë në pranga një person i cili akuzohet për dhënie ndihme ndaj shtetasve të huaj.

Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri”, është bërë i mundur arrestimi i N. S., 37 vjeç, i cili u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm.

Të lidhura

None found

37 vjeçari në kuadër të këtij transporti merrje shumën prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– N. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Berat, i cili u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

të fundit

Businessman Zoran Azmanov attacked inside the Basic Court in Skopje

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

16 minutes ago

Ministry of Defense: Only two Albanians applied to the Military Academy, one withdrew and the other ranked 43rd

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

16 minutes ago

Biznesmeni Zoran Azmanov sulmohet brenda Gjykatës Themelore në Shkup

Biznesmeni i njohur maqedonas Zoran Azmanov, kryetar i Bordit Mbikëqyrës dhe drejtor i kompanisë ndërtimore „Nastel“ DOOEL Shkup, është sulmuar…

17 minutes ago

Ministria e Mbrojtjes: Në Akademinë Ushtarake aplikuan vetëm dy shqiptarë, njëri u tërhoq dhe tjetri u rendit i 43-ti

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të BDI-së për mospërfshirjen e asnjë kandidati shqiptar në Akademinë Ushtarake gjatë konkursit…

18 minutes ago

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

3 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

4 hours ago