Dy persona janë arrestuar nga Policia pasi janë kapur duke transportuar me makinen e tyre 4 shtetas të huaj, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Policia ben me dije se finalizimi i operacionit policor te koduar “Panda”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit vuri ne pranga shtetasit H. H., 35 vjeç dhe R. D., 28 vjeç, të dy banues në Durrës.
None found
NJOFTIMI
Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në vijim goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Elbasan, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative për dy shtetas që transportonin nga Gramshi drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Panda”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
H. H., 35 vjeç dhe R. D., 28 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 4 shtetas sirianë e palestinezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Korçë, nëpërmjet kufirit jeshil nga shtetit grek.
Të dy shtetasit e arrestuar do t’i transportonin sirianët dhe palestinezët, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme në drejtim të Malit të Zi, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
“Donald Trump, kërcënim për Amerikën!”. Kështu deklaronte në qershor të vitit 2019 kryeministri Edi Rama, ndërsa sot del blof me…
Shqiptarë protestojnë prej 31 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të rinj…
Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…
Një ngjarje e pazakontë u raportua në hapësirën ajrore të Nju Jorkut, ku një avion i JetBlue që po përgatitej…
Bashkëkryetari i VLEN-it Izet Mexhiti në emisionin Click Plus duke folur për projektet të cilët gjatë 24 muajve në Qeveri…
Sot do të mbahet protesta e 31 kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi,…