Familja Tola në Ostren të Bulqizës ka pësuar sot një tragjedi të rëndë. Nëna, Rajmonda, bashkë me dy fëmijët, Rudinën dhe Fajtonin, kanë humbur jetën si pasojë e rrjedhjes së gazit në banesë, ndërsa Merita (vajza e vogël 14 vjeçe) ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa tragjedia është zbuluar paraditen e sotme.
None found
Sipas tij, ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë, pasi kur shkoi t’u hidhte bagëtive për të ngrënë rreth orës 11:30, trokiti në derën e familjes dhe askush nuk iu përgjigj.
Pas tentativave për të hapur derën, ajo njoftoi fqinjët e saj, të cilët me forcë hynë brenda, por u përballën me skenën e rëndë. Doçi pohon se Rajmonda bashkë me dy fëmijët kishin ndërruar jetë në banesë, ndërsa vajza e vogël kishte shenja jete dhe u transportua në spital.
Po ashtu gazetari tha se ka dyshime që dhe kjo e fundit mund të ketë ndërruar jetë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia dhe spitali. Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi burri ishte emigrant në Greqi. /albeu.com/
Detaje të reja dalin në dritë nga ekspertiza balistike për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Baldissero d’Alba, në provincën…
Policia holandeze ka arrestuar një 24-vjeçar nga Amsterdami, i dyshuar për lidhje me grupin ndërkombëtar të krimit kibernetik ShinyHunters, i…
Kosova kërkon të këndellet dhe të vazhdojë drejt objektivit në Ligën e Kombeve, ndërsa sfida e radhës ndaj Izraelit në…
Dashi Mjedisi yjor do sjelle një rizgjim te pasionit gjate kësaj dite. Do ndiheni mjaft mire dhe do i shprehni…
Familja e Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi është zgjeruar sërish. Pas ardhjes së një vajze në gusht 2025, çifti…
Rey ManajRey Manaj ishte protagonist në fitoren e Shqipërisë me rezultatin 0-3 përballë San Marinos, ndeshje e vlefshme për raundin…