Categories: Uncategorized

“Top Channel” e hodhi në gjyq, flet Delinda Disha: Më falsifikuan firmën (VIDEO)

Para pak kohësh u bë e ditur se aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, është paditur nga “Top Channel” në Gjykatën e rrethit Tiranë. Delinda akuzohej se kishte shkelur kontratën dhe kishte nxjerrë sekrete artistike.

Së fundmi e ftuar në “ThumbOn”, aktorja ka treguar ka treguar se në virun 2018 kishte vendosur të hiqte dorë nga Portokallia dhe ishte ndarë mirë me drejtuesit e televizionit. Ajo ka shtuar se nuk ka shkelur kontratën dhe se firma e saj është falsifikuar, një veprim ky që e konsideron të turpshëm.

Të lidhura

None found

“Aktualisht jam në gjyq me administratoren dhe pronaren e Top Medias Vjollca. Mesa duket nuk e pranojnë largimin tim, ka qenë një humbje e madhe dhe nuk e di. Shiko, faktikisht mua padia më ka ardhur gati 4 muaj pasi kisha filluar “Klanifornian” dhe më bëri pak përshtypje me thënë të drejtën sepse unë u ndava shumë mirë me të gjithë, duke filluar që nga Vjollca dhe gjithë të tjerët. Nuk e prisja por ja që ndodhi dhe e turpshmja është që arrin dëri aty sa të hedhin në gjyq duke falsifikuar dhe firmën tënde në një kontratë me të cilën të hidhnin në gjyq Delindën sepse unë marrëdhëniet me Top Channel i kam mbyllur që në 2018.

Ata kanë bërë një kontratë 2-vjeçare që nuk funksionon sepse ne kontratat i kemi pasur 1-vjeçare. Ata kanë bërë një kontratë 2017-2019 në të cilën kishte një klauzolë që ndodhej në kontratë që unë nuk duhet të punoja një vit në asnjë televizion konkurrent aq më tepër në televizionin Klan etj etj. Duke qenë se unë i kisha mbyllur marrëdhëniet mund të isha shumë konshiente për largimin tim nga ai show humori dhe shkova u largova, ndërkohë që në janar më vjen kërkesë padia.

Është e turpshme, unë e përjetova për hir të vërtetës, por tani e kam marrë shumë lehtë sepse e drejta fiton gjithmonë. Është e turpshme që një televizion të arrijë deri në këtë farë niveli që të falsifikojë kontratën e një nga aktorëve që për 5 vite sa kam qenë aty kam pasur marrëdhënie shumë të mira dhe jeta është e gjatë, ndoshta unë mund të shkoja prape”, ka treguar Delinda.

të fundit

Prokuroria kërkon dy vite burg dhe 105 mijë euro gjobë për Radja Nainggolan për pastrim parash

Prokurorët e Brukselit kanë kërkuar një dënim me dy vjet burg dhe një gjobë prej 105,000 eurosh për futbollistin Radja…

4 minutes ago

Naim Qelaj për rastin Arlinda Zekaj: Institucionet mund të kenë dështuar

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur…

16 minutes ago

Naim Qelaj për rastin Arlinda Zekaj: Shteti mund të ketë dështuar në parandalim

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, deklaroi sot se Kosova ka nevojë për një diskutim në nivel nacional për të vendosur…

18 minutes ago

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Këtë të premte, Bordi i Transparencës, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në Shqipëri. Sipas vendimit të…

27 minutes ago

Thirrja e Raphinhas në Brazil ka zemëruar Barcelonën

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, e ka thirrur sulmuesin e Barcelonës, Raphinha, për ndeshjet miqësore kundër Japonisë dhe Singaporit në…

28 minutes ago

Rama në Prokurori: Unë ndërtoj kryeqytetin, ndërsa ata mbikëqyrin ligjshmërinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim. “Detyra ime…

30 minutes ago