Categories: sport

Prokuroria kërkon dy vite burg dhe 105 mijë euro gjobë për Radja Nainggolan për pastrim parash

Prokurorët e Brukselit kanë kërkuar që futbollisti Radja Nainggolan të dënohet me dy vjet burg dhe të paguajë një gjobë prej 105,000 eurosh. Ai akuzohet për pastrim parash në kuadër të një hetimi mbi kontrabandën ndërkombëtare të kokainës. Për 15 të pandehurit e tjerë në këtë proces, dënimet e kërkuara variojnë nga 12 muaj deri në 14 vjet burg.

Hetimi ndaj një grupi të dyshuar për futjen e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut përmes portit të Antverpit nisi në mars të vitit 2023. Pas disa muajsh përgjime dhe vëzhgime, policia zhvilloi një operacion të gjerë në janar të vitit 2025, duke arrestuar disa persona. Mes të ndaluarve ishte edhe Nainggolan, i cili qëndroi një natë në paraburgim.

Të lidhura

None found

Emri i futbollistit tërhoqi vëmendjen e hetuesve pasi ai kishte marrë më shumë se 100,000 euro gjatë disa muajve nga Nasr-Eddine Sekkaki, vëllai më i vogël i kriminelit të njohur Ashraf Sekkaki. Më pas, Nainggolan ia ktheu shumën me këste, përmes pagesave në llogarinë e nënës së Sekkakit.

Pas arrestimit, Nainggolan deklaroi se paratë i kishte marrë hua, pasi donte të vijonte mënyrën e tij të jetesës, ndërsa llogaritë bankare në Itali i ishin bllokuar për shkak të divorcit.

“Nuk kam borxhe, por llogaritë e mia në Itali ishin bllokuar për shkak të divorcit nga Claudia”, u shpreh fillimisht futbollisti. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai tha gjithashtu se nuk kishte dijeni për reputacionin e Sekkakit.

“Në sytë e mi, ai nuk ishte djalë i keq. Më dukej normal dhe modest, nuk mund të them asgjë të keqe për të. Ai nuk më tregoi kurrë për të kaluarën e tij dhe, sinqerisht, nuk më interesonte. Nuk e dija se çfarë reputacioni kishte. E mora vesh vetëm nga media pasi u arrestova në këtë rast”, shtoi belgu.

Sipas prokurorisë, Nainggolan nuk ka pasur rol të drejtpërdrejtë në trafikun e drogës, ndryshe nga pjesa më e madhe e të pandehurve të tjerë. Megjithatë, organi i akuzës pretendon se ai ka marrë pjesë me vetëdije në pastrimin e parave. Prokurorët nuk dyshojnë se futbollisti është pjesë e një organizate kriminale, por gjithsesi kërkojnë për të dy vite burg dhe një gjobë prej 105,000 eurosh.

Nainggolan, i cili aktualisht është pjesë e klubit belg të divizionit të dytë Patro Eisden Maasmechelen, do të mbrohet duke kërkuar pafajësinë. Avokatët e tij do t’i paraqesin argumentet më 13 nëntor.

të fundit

Chatbotët e IA-së nën presion për mosraportimin e rrëfimeve për krime

Chatbot-eve të inteligjencës artificiale (IA) mund t'u tregohet për krimet, por pasiguritë rreth kornizave ligjore ose masave që do t'i…

9 minutes ago

KPK sqaron vendimin për suspendimin e prokurores Arlinda Nallbani-Gacaferri

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar arsyetimin e vendimit për suspendimin e zëvendëskryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Arlinda…

9 minutes ago

Bizneset në Maqedoninë e Veriut gjeneruan 36.19 miliardë euro qarkullim në vitin 2025

Bizneset në Maqedoninë e Veriut realizuan mbi 36 miliardë euro qarkullim gjatë vitit 2025.Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të…

10 minutes ago

Apeli pezulloi vendimin për bojkotin, Dhoma e Avokatisë diskuton vijimin e tij në GJKKO

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, ku do të diskutohet vijimi i bojkotit të seancave…

11 minutes ago

Ballkani triumfon 4-0 ndaj Drenicës në shtëpi

Ballkani ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të…

16 minutes ago

Tragjedia hekurudhore në Spanjë: 31 qese me mbetje trupore ende pa identifikuar, të prekur nga 27 kombësi

Bilanci i aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë ka arritur në 69 viktima, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve…

16 minutes ago