Categories: sport

Naim Qelaj për rastin Arlinda Zekaj: Institucionet mund të kenë dështuar

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se Kosova duhet të zhvillojë një debat kombëtar për ta trajtuar barazinë gjinore, dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje si çështje me interes nacional.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, ku u diskutua edhe vrasja e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Të lidhura

None found

Sipas Qelajt, rasti i fundit ngre dyshime se institucionet shtetërore mund të kenë dështuar në parandalimin e një krimi të tillë, raporton KosovaPress.

“Rasti i fundit tregon se familjarë pa të drejta pronësore kanë ndërhyrë dhe situata ka përfunduar në mënyrë tragjike. Nëse vërtetohet se ka pasur dështime, atëherë kemi të bëjmë me dështim të shtetit, ndërsa shenjat tregojnë se mund të ketë pasur të tilla. Një nga rekomandimet dhe qëndrimet e mia është se Kosova duhet ta trajtojë në nivel nacional barazinë gjinore, dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje si interes të përbashkët kombëtar, e jo vetëm përmes rasteve të veçuara. Për këtë çështje jemi vonuar, por është më mirë të nisim tani. Ne e kemi hapur rastin e fundit për hetim. Ka shumë mekanizma ku mund të kërkohet ndihmë dhe e kemi parë se e ndjera kishte kërkuar mbështetje te policia, prokuroria, Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i Viktimave dhe institucione të tjera përgjegjëse, përfshirë nivelin lokal. Në këtë proces është e përfshirë edhe Komuna e Pejës”, deklaroi Qelaj.

Gjatë mbledhjes, Avokati i Popullit foli edhe për një rast tjetër të ndjeshëm, ku një grua që kishte kërkuar mbështetje nga institucionet mund të përballet me pasoja fatale, pasi ndihma i ishte refuzuar me arsyetimin se mungonte baza ligjore.

“Dua të ndaj me ju një shqetësim për të cilin kam menduar gjatë nëse duhet ta bëj publik. Gjatë ditës së djeshme dhe javës së kaluar kemi pranuar një rast shumë të ndjeshëm nga një komunë e Kosovës, që lidhet me një viktimë e cila kishte kërkuar mbështetje nga komuna. Ajo nuk e kishte marrë atë ndihmë, me arsyetimin se nuk ekzistonte bazë ligjore, ndërsa na ka paralajmëruar se mund të ketë pasoja të rënda. Nuk e di se sa interes ka komisioni për këtë çështje, por më vonë mund t’ju përcjell informacione”, tha Qelaj.

Arlinda Zekaj u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës nga kunati i saj. Ngjarja u prit me reagime të ashpra nga qytetarët dhe institucionet, ndërsa prej disa ditësh po zhvillohen protesta në qytete të ndryshme të Kosovës. Për këtë rast, sot ka dhënë dorëheqje drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Një ditë më parë u suspenduan kryeprokurorja e Pejës, Lumturie Vuçetaj, prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri dhe 11 zyrtarë policorë. /KP/

të fundit

KPK sqaron vendimin për suspendimin e prokurores Arlinda Nallbani-Gacaferri

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka publikuar arsyetimin e vendimit për suspendimin e zëvendëskryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Arlinda…

21 seconds ago

Bizneset në Maqedoninë e Veriut gjeneruan 36.19 miliardë euro qarkullim në vitin 2025

Bizneset në Maqedoninë e Veriut realizuan mbi 36 miliardë euro qarkullim gjatë vitit 2025.Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të…

1 minute ago

Apeli pezulloi vendimin për bojkotin, Dhoma e Avokatisë diskuton vijimin e tij në GJKKO

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, ku do të diskutohet vijimi i bojkotit të seancave…

2 minutes ago

Ballkani triumfon 4-0 ndaj Drenicës në shtëpi

Ballkani ka fituar me rezultat të thellë 4-0 në shtëpi ndaj Drenicës në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të…

6 minutes ago

Tragjedia hekurudhore në Spanjë: 31 qese me mbetje trupore ende pa identifikuar, të prekur nga 27 kombësi

Bilanci i aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë ka arritur në 69 viktima, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve…

7 minutes ago

Zbulohet baza e lëndës narkotike në pyjet e Komanit/ Sekuestrohen mbi 56 kg kanabis, arrestohen 4 persona (VIDEO)

Një sasi prej mbi 56.7 kilogramësh lëndë narkotike Cannabis Sativa është sekuestruar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Koman…

14 minutes ago