Një grup shpërndarësish të heroinës është arrestuar në një kasolle në afërsi të fshatit Miletinë të komunës së Bërvenicës në rajonin e Tetovës.
Policë të Sektorit për Punë të Brendshme, gjegjësisht të stacionit policor në Zherovjan, pas një hetimi 30 ditorë kanë arritur që të vënë në pranga tre persona të cilët janë zënë në flagrancë me 22 paketime heroinë.
None found
Bëhet fjalë për një 40, 45 dhe një 55 vjeçar të cilët kanë qenë në vendin ku policia ka kryer kontrollin. Naser Zenuni, komandant i stacionit policor në Zherovjan, thotë se policia në rrugë operative ka konstatuar se ky grup ka operuar në komunën e Tetovës, Bogovninës dhe Bërvenicës.
“Në rrugën rajonale që lidh fshatin Bërvenicë dhe Radiovcë, në një kasolle të vogël që është në ndërtim e sipër, nga ana e nëpunësve policorë gjatë kontrollit të kryer, tek personat 40, 50 dhe 55 vjeç janë gjetur 22 doza lëndë narkotike e llojit heroinë, personat e dyshuar janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngrihet procedurë adekuate penale për trafikim të lëndëve narkotike”, deklaroi Zenuni.
Gjatë vitit të kaluar në bazë të të dhënave SPB Tetovë ka kapur 55 gram heroinë dhe kjo mendohet të jetë sasia më e madhe e zënë deri më tani.
Në qytetin e Tetovës të varur nga heroina zyrtarisht janë 130 persona të cilët edhe marrin metadon për kurim, por gjithsesi mendohet që kjo shifër të jetë shumë më e madhe.
Pas një operacioni intensiv disaorësh, zjarri në Drenovë të Mallakastrës është neutralizuar, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt banesave dhe…
Një nga momentet më prekëse të performancës së Katy Perry në natën e parë të Sunny Hill Festival nuk ishte…
Një anije civile që i përkiste kompanisë shtetërore ruse të energjisë bërthamore, Rosatom, u mbyt gjatë natës në Detin e…
Eksperti i njohur i afatit kalimtar, Fabrizio Romano, ka raportuar se Paris Saint-Germain ka hyrë në bisedime direkte me përfaqësuesit…
Florian Nesimi ka reaguar ndaj kritikave të liderit të së Majtës, Dimitar Apasiev, lidhur me vendimin e ministrit të Drejtësisë,…
Seanca plenare për pyetjet e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u ndërpre dy herë gjatë ditës së sotme,…