Categories: maqedoni

Dy drejtues mjetesh përfundojnë në polici pasi qarkulluan në kah të ndaluar në aksin Gostivar-Tetovë

Policia e Tetovës ka bërë të ditur se dy shoferë janë ndaluar pasi kanë lëvizur me automjete në drejtim të kundërt në autostradën Gostivar-Tetovë.

Të lidhura

None found

Rasti i parë është evidentuar dje rreth orës 11:30. Sipas SPB Tetovë, zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Tetovë ia kanë hequr lirinë V.M. (30) nga fsh. Bogovinë, pasi me automjetin transportues “Mercedes” me targa të Tetovës ka qarkulluar në kah të kundërt me drejtimin e lejuar të lëvizjes.

Një orë më pas, në orën 12:30, në rrugën Gostivar-Tetovë, te pikëpagesa rrugore e Tetovës, policia ka ndaluar edhe M.D. (55) nga fsh. Falish. Ai, sipas njoftimit, me automjetin transportues “Folksvagen” me targa të Tetovës, ka lëvizur gjithashtu në drejtim të kundërt nga ai i lejuar.

Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të ngrihen kallëzime.

të fundit

PAMJE ME DRON/ Pjesëmarrje masive! Mijëra qytetarë mbushin rrugët në protestë, qindra efektivë dhe forcat shqiponja në terren, çfarë po ndodh në Tiranë

Pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen e lartë në protestën studentore që prej gjashtë ditësh po zhvillohet në kryeqytet. Pavarësisht tensioneve…

16 seconds ago

Gjendja shëndetësore e Kompanyt vë në pikëpyetje praninë e tij ndaj Arsenalit

Bayern Munich mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në prag të ndeshjes kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve,…

10 minutes ago

Protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Ditën e sotme, tensionohet situata, protestuesit sulmojnë me gurë selinë e PS në këto momente. Të rinjtë arritën të kalonin…

22 minutes ago

Partitë duhet të shkrihen/ Protestuesi: Një polic paguhet 700 mijë lekë, aq nuk bën bideja e Belinda Ballukut

Një protestues deklaroi se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha duhet të largohen, duke i akuzuar se…

25 minutes ago

Gunfire in Saraj, one person injured

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit. Sipas MPB-së, tek ata,…

29 minutes ago

Body found in the Lana River in Tirana; police clarify the incident

Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në lumin Lana, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Sipas informacionit…

30 minutes ago