Categories: maqedoni

Ilire Dauti pengon vijimin e seancës dhe kërkon që Mickoski t’i përgjigjet pyetjes parlamentare

Seanca plenare kushtuar pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u ndal dy herë gjatë ditës së sotme. Shkak u bë deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, e cila qëndroi në foltore dhe kërkoi nga kryeministri Hristijan Mickoski përgjigje për një pyetje parlamentare që, sipas saj, kishte mbetur pa përgjigje prej disa javësh.

Të lidhura

None found

Tensionet nisën pasi Mickoski iu përgjigj deputetit dhe kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe. Dauti pretendoi se kryeministri e kishte anashkaluar sërish pyetjen e saj, ndaj zuri foltoren dhe bëri të ditur se nuk do ta lironte atë pa marrë përgjigje.

Deputetja deklaroi se atë ditë nuk do të largohej nga foltorja derisa t’i jepej përgjigje për pyetjen e parashtruar herën e kaluar. Ajo kërkoi që kryeministri të dilte dhe të përgjigjej, duke paralajmëruar se, në të kundërt, seanca nuk do të vazhdonte më tej.

Në rrjedhën e këtyre zhvillimeve, deputeti Rijad Shaqiri kërkoi fjalën për çështje procedurale. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, hasi vështirësi për ta vijuar seancën për shkak se Dauti nuk pranonte të largohej nga foltorja, ndërsa në krah të saj qëndroi edhe deputeti dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Reagime pati gjithashtu nga anëtarë të Qeverisë të pranishëm në sallë. Gashi vendosi ta pezullonte fillimisht seancën për 30 minuta, por edhe pas rifillimit vijuan përplasjet procedurale. Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, e akuzoi kryeministrin se po u shmangej me qëllim përgjigjeve për pyetjet parlamentare.

të fundit

Skandali i mbetjeve toksike, largohet administratorja e Albchrome

Shpërthimi i skandalit të rëndë mjedisor në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan ka sjellë lëvizje në piramidën drejtuese të kompanisë…

5 minutes ago

Nudizëm, lojëra për të rritur dhe kushte të rrepta: si do të zhvillohet kroçera e pazakontë në Karaibe

Një prej kroçerave më të pazakonta në botë pritet të nisë udhëtimin më 9 nëntor nga PortMiami, në Florida të…

12 minutes ago

Përplasjet me studentët në protestë, Berisha kërkon bashkim të opozitës për zgjedhjet lokale

Deputetët e opozitës edhe gjatë protestës së djeshme u përballën me refuzimin e studentëve.  Por numri një i PD doktor…

14 minutes ago

Ilire Dauti i përgjigjet Dimitrievskit: Shqiptarët përbëjnë mbi gjysmën e numrit të maqedonasve

Deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, i cili, sipas…

17 minutes ago

Spitali i Kumanovës planifikon të punësojë 20 specializantë deri në fund të vitit

Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës paralajmërojnë punësimin e 20 specializantëve të rinj, edhe atë deri në fund të këtij…

17 minutes ago

Në thellësitë e “Zeptoverse”-it, CERN zbulon ndërveprime 100 miliardë herë më të vogla se atomi

Shkencëtarët kanë studiuar ndërveprime në një shkallë rreth 100 miliardë herë më të vogël se atomi, duke depërtuar në atë…

23 minutes ago