Një tërmet me mangitudë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur kufirin e Turqisë me Iranin në mëngjesin e së dielës.
Si pasojë, kanë ndërruar jetë 7 persona dhe të tjerë kanë mbetur nën rrënoja. Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se kanë mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit në fshatrat e prekur.
None found
Tre prej viktimave ishin fëmijë dhe katër të tjerë ishin të rritur, tha ministri Suleyman Soylu. Ai shtoi se nga lëkundjet e fuqishme ishin goditu 1066 ndërtesa.
Sipas EMSC, lëkundja e tërmetit ishte me thellësi deri në 5 km. Tërmeti ndodhi rreth orës 08:53 dhe epiqendra ishte qyteti Hoy i Iranit. Tërmeti u ndje rëndë në rrethin Yüksekova të Hakkarit, 4.75 kilometra nga epiqendra.
Autoritetet iraniane thanë se lëkundjet u ndjenë, por nuk ka patur raporte për viktima.
Ndërkohë Turqia është goditur nga disa tërmete gjatë kohëve të fundit, ku më i forti ishte ai i 25 janarit me magnitudë 6.8 që mori jetën e 41 personave.
Pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit kanë muaj që lëkunden nga tërmetet, ku më tragjiku ishte ai i 26 nëntorit 2019, në vendin tonë që mori jetën e 51 personave dhe la qindra të tjerë të plagosur.
Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…
Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…