Categories: Uncategorized

Të moshuar dhe të varfër, si renditen shqiptarët në hartën e “The Economist”

Fenomeni i plakjes së popullsisë po bëhet gjithnjë e më i dukshëm në Shqipëri, nxitur nga emigracioni dhe rënia e lindshmërisë. Por për fat të keq, Shqipëria së bashku me vendet e tjera të rajonit bëjnë pjesë në grupin e shteteve me popullsi të vjetër dhe të varfër njëkohësisht. Sipas Economic Demography Matrix shtetet mund të ndahen sipas katër profileve demografike të dallueshme: vende me popullsi të re dhe të pasur, vende me popullsi të vjetër dhe të pasur; vende me popullsi të vjetër dhe të varfër; dhe vende me popullsi të re dhe të varfër.

Në grupimin e parë, të vendeve me popullsi të re dhe të pasur përfshihen vendet arabe, të cilët u pasuruan me shpejtësi në 50 vitet e fundit prej burimeve të naftës, ndryshe arit të zi. Në grupimin e dytë, të vendeve me popullsi të pasur por të moshuar, përfshihen vendet e zhvilluara, Amerika e Veriut me Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Amerikën e Jugut, vetëm Kili, pjesa më e madhe e shteteve të Bashkimit Europian (kryesisht Perëndimore dhe Veriore), Japonia, Australia dhe Zelanda e Re. Në vendet me popullsi të re dhe të varfër, bëjnë pjesë kryesisht vendet e botës së tretë Meksika, Kolumbia dhe Venezuela, shumica dërrmuese e vendeve të Afrikës, vendet e lindjes së mesme, India.

Të lidhura

None found

Ndërsa në grupin ku bëjmë pjesë dhe ne, vende me popullsi të moshuar dhe të varfër, janë përfshirë pjesa më e madhe e vendeve ish-komuniste të Europës Lindore, të cilat përveç varfërisë, po vuajnë edhe ndryshimet demografike.

Më shumë se 80% e PBB-së globale është e gjeneruar nga shtetet, popullsia e të cilëve po plaket shpejt. Mënyra si ndërtojnë ekonomitë, veçanërisht në drejtimin politik, do të jetë një faktor i rëndësishëm për të kuptuar trendët ekonomike dhe politike. Azia Veri-Lindore është në krye të kurbës. Japonia ka popullsinë më të vjetër në botë me të ardhurat më të larta, ndërkohë Kina, një vend në zhvillim, është vendi i popullsisë më të madhe dhe të vjetër dhe popullsia e tij po plaket me shpejtësi./Monitor

të fundit

Kuvendi i Kosovës nderon kujtimin e Eliot Engel, Kurti: Ishte zëri i vendit në ditë të vështira, i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë

Në Kuvendin e Kosova është mbajtur një seancë përkujtimore në nder të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë…

13 minutes ago

Çmime marramendëse, sa do të kushtojë një biletë për finalen e Kupës së Botës

Startimi i Kupës së Botës, është shumë afër dhe tashmë janë bërë të ditura çmimet marramendëse për biletat për finalen.…

44 minutes ago

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Kurbin, i riu dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës (EMRI)

Një 35-vjeçar nga Kurbini, është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…

57 minutes ago

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

1 hour ago

Aksion kundër trafikut të armëve, momenti kur i dyshuari rrethohet dhe i vihen prangat (VIDEO)

Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…

1 hour ago

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…

1 hour ago