Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë u plagosën në një aksident tragjik rrugor që ndodhi gjatë natës në Lutago të Italisë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 01:15 të natës, ku një makinë me shpejtësi të lartë përplasi një grup njerëzish buzë të rrugës. Mësohet se ishin të gjithë turistë të rinj gjermanë.
Të lidhura
None found
Mediat italiane shkruajnë se turistët e kaluan mbrëmjen në një klub dhe se momentin kur ndodhi ngjarja ishin pranë një autobusi turistik ku edhe u goditën. Bëhet e ditur se makina drejtohej nga një 28-vjeçar nga Chienes, i cili siç duket kishte një përmbajtje shumë të lartë të alkoolit. Ai është dërguar në spitalin Brunico për t’iu nënshtruar analizave.
Nga 11 të plagosurit, 3 janë në gjendje të rëndë, me tyre edhe një grua e cila u transportua me helikopter drejt klinikës universitare të Innsbruck, Austri.
