Categories: Uncategorized

“Skandal, ky është fundi i turpit”, Nora Malaj me tone të forta kundër deklaratës së Veliut

Deklarata e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për nënën e adoleshentit të dhunuar te Liqeni, ka sjellë reagime të shumta nga personazhe publikë në vend.

Mes tyre është edhe ish-ministrja dhe ish deputetja Nora Malaj e cila e indinjuar, e ka quajtur rrëfim monstruoz deklaratën e kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Të lidhura

None found

Në video dukej nëna e adoleshentit teksa mbante një armë në dorë, por në fakt ajo ishte e shkëputur nga një pjesë filmi ku gruaja ka luajtur.

Postimi i plotë i Nora Malaj

Turpi ka marrë rrugën…
( Ndjesë zonja Çoba … Fali Zot se s’dinë çka bajnë, kanë marrë rrugën e Qoftëlargut!)

Dhe turpi sa të sosur!

Tashmë Parlamenti është kthyer ne tempullin e turpit! Ca burra e gra , te cilët thonë se “janë të mandatuar për të qenë perfaqesuese të popullit”,degjojne si guakër një drejtues policie, sesi genjeshtrën e kthen në art, e shetë si të vertetë dhe jo vetem kaq, po intimidon një familjen, nënën e adoleshentit që pasi e kanë rrahur strukturat policore edhe nënën e tij nuk e fal , se meqenëse qeveria funsion vetëm me FB , ka zbuluar se zonja qenka “kriminele” ka përdorur armë dhe Eureka , kjo është arsyeja që dhe fëmija është i pabindur , se rritet në nje familje problematike dhe druri
është mjeti i fundit që i bene derman…

Kjo është nje ngjarje për subjekt filmi ku mamaja pa pritur gjend e indimiduar dhe e keqperdorur nga perfaqesuesi më i lartë i shtetit. Kësaj i thonë:mirë djali që u rrah paq ( u shkelën të drejtat e njeriut me të dy këmbet, po dhe mamaja qenka problemi ose ndryshe populli do te thoshte : “ mirë gomari që na ngordhi po dhe mizat nuk na lene rehat”

Kushdo qe merret me trajtimin social dhe të drejtat e njeriut do të vinte duart në kokë nga menyra sesi ky titullar u mundua të ligjeronte dhunen , duke intimiduar famijen e duke e njollosur nënen dhe familjen si “armik i popullit dhe familje problematike” dhe të riun “ si pinjolle i nje familje që ka damken “ armik i popullit “ e “ drurin e ka hak” !

E kuptoni që turpi ka marr dhene …

Nuk dua fare te merrem me zoterine qe drejton kreu e Policisë, pasi ai nuk bëri gjë tjetër por vërtetoj atë që populli thotë: “Sa pa folur nuk di kush je , po kur hap gojën te kuptoj çfarë je”,po dua te merrem me ish- koleget dhe pseudodeputetët qe mendojnë se bejnë “ interpelancë parlamentare” ,po në fakt ,mumjëzohen dhe si kavje politike heshtin , duke degjuar një “rrefim monstruoz” , e cila shkel liritë e të drejtat e njeriut dhe që situatën e drurin e justifikojnë me thenien flagrante “familje problematike që prodhon keta femijë problematikë “, që nenkupton se “drurin e ka hallall”…

Skandal…

Kjo është dhimbja me e madhe , pasi ne Parlamentin, vendi ku hartohet ligjet , tashmë pseudo hartuesit e ligjit perligjin dhunën dhe mumjëzohet , duke turperuar çdo njerin prej nesh… Ky është fundi i turpit…Ndjesë juve zonja Coba dhe ndjesë djalit tuaj për mënyrën si po përdoreni nga keta kavie , që pasi kanë ngrënë turpin me bukë , në vend të shtyllës kurrizore kanë një shkop të përkulshem…

Tashme keta njerëz kanë marr rrugën e Qoftëlargut!

të fundit

Rama kërcënon studentët me gjoba, por askush nuk i shkon për dialog/ Aktivistja Anjeza Marku: Dhuna nuk ka nisur kurrë nga ne, kërkojmë dorëheqjen e tij!

Aktivistja dhe studentja Anjeza Marku, teksa ishte e ftuar në studion e News24, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama për…

30 seconds ago

Mbaron pritja, legjenda e Italisë befason me rolin e ri të Mario Mitajt

Mario Mitaj dhe Daniele De RossiNdërsa na ndajnë edhe pak minuta nga nisja e ndeshjes Genoa – Venezia, e vlefshme…

3 minutes ago

Hoti i kërkon Presidentes të mos e dekretojë Nurbojën në Bordin e BQK-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgatitur një kërkesë drejtuar Presidentes së Kosovës, me të cilën kërkon që Bashkim Nurboja…

11 minutes ago

Stuhia “Boelo” bllokon trafikun në Schiphol, anulohen rreth 90 fluturime

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga nyjet kryesore të transportit ajror në Evropë, ka anuluar rreth 90 fluturime këtë të…

15 minutes ago

EULEX-i vëzhgon zhvillimet në vendkalimet kufitare Kosovë–Serbi gjatë zgjedhjeve serbe

Pjesëtarë të misionit të EULEX-it në Kosovë kanë shtuar praninë e tyre në pikat kufitare me Serbinë. Ky shtim i…

22 minutes ago

OBRM-PDUKM: Sondazhet e munguara dhe rezultati në Bërvenicë dëshmojnë goditjen ndaj LSDM-së

Ku janë sondazhet që duhej të dëshmonin rritjen e mbështetjes për LSDM-në? Kjo është pyetja që OBRM-PDUKM ia drejton kryetarit…

28 minutes ago