Ka marrë përmasa të tjera dhuna nga policia ndaj adoleshentit në zonën e liqenit të Tiranës gjatë karantinës, e cila shkaktoi një reagim të madh publik.
I pyetur sot nga deputetët për aktet e dhunës ndaj të riut, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu nxorri një video të nënës së tij Zaida Cobo me një pistoletë në dorë duke argumentuar se i riu vinte nga një familje problematike.
None found
Mirëpo, kjo gjë i ka plasur në dorë kreut të Policisë së Shtetit, pasi përveç faktit se kishte argumentuar dhunën ndaj të riut me veprime të familjarëve të tij, ai duhet të përballët tashmë me diçka edhe më të rëndë, siç është shpjegimi se përse gënjeu publikisht.
Sepse, siç deklaroi edhe Zaida Cobo në studion e Abc Neës, planet ku ajo duket me një pistoletë në dorë i përkasin një filmi dhe nuk janë reale.
Pamjet e saj me pistoletë në dorë janë publikuar në rrjetin e saj social Facebook gjatë xhirimeve të filmit.
Bëhet fjalë për filmin “Dashuria s’mjafton” të Drilon Hoxhës, ku ajo ka patur një rol.
Tashmë drejtori i Policisë së Shtetit duhet të tregojë nëse ishte në dijeni se po gënjente përveç faktit se përse policia po ushtron gjerësisht dhunë specifikisht gjatë javëve te fundit.
I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…
Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…
Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…