Dhuna e policisë ndaj adoleshentit te Liqeni Artificial shkaktoi një solidaritet në të gjithë Shqipërinë.
Pak kohë pas ngjarjes, një video e vjetër e xhiruar gjatë një filmi e nënës së tij, Zaida Çobos u përdor nga Kreu i Policisë së Shtetit, për ta etiketuar familjen e djalit si problematike, skandal i cili mori shumë kritika.
None found
Ditën e sotme, Zaida ka qenë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku foli rreth takimit me drejtorin e Pòlicisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ky i fundit e ka ftuar Zaidan për një takim në zyrë, për t’i kërkuar ndjesë në lidhje me videon e publikuar.
Gjatë bisedës së gjatë, Zaida tregoi se pavarësisht problemeve që ka patur së fundmi me pòlicinë, ajo sërish dëshiron që të jetë pjesë e Pòlicisë së Shtetit.
“E kam takuar edhe më parë Ardi Veliun, pasi kam shkuar kohë më parë të ankohesha se nuk fitova një konkurs për t’u bërë pjesë e Pòlicisë së Shtetit. Do më pëlqente që të isha pjesë e Pòlicisë dhe të punoja me Ardi Veliu”, tha Çobo ndër të tjera.
Ndërsa për takimin me Veliun, Zaida tha se “ndjesa e tij i është dukur e vërtetë dhe se nuk ka zgjatur shumë”. “Më kërkoi ndjesë dhe nuk e pyeta se përse e bëri një gjë të tillë. Ende nuk e kam tërhequr padinë, është akoma çështje pezull. Ndërsa në lidhje me çështjen e djalit që ma dhùnuan pòlicët, i kam thënë edhe Ardi Veliut që do e dërgoj deri në fund”, tha ajo.
Legjenda e Juventusit, Leonardo Bonucci, ka zbuluar se ëndrra e tij është të bëhet trajner kryesor i Juventusit ose i…
Mungesa e vitaminës D: Simptomat që shpesh neglizhohen — Klan Kosova [...]Read More...
Julian Alvarez i dhuroi Atletico Madridit fitoren dhe tifozëve një kërkimfalje, pasi shënoi golin e vetëm në triumfin 1-0 ndaj…
Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë — Klan Kosova [...]Read More...
Brazili voton sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një garë të ngushtë mes kandidatit konservator Flavio Bolsonaro…
A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit? — Klan Kosova [...]Read More...