Categories: Uncategorized

Shqiptarët të pabindur: Arrestime, gjoba e bllokime automjetesh

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në Lezhë është arrestuar në flagrancë shtetasi D. L., 19 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Të lidhura

None found

Në Vlorë janë arrestuar shtetasit Sh. B., 47 vjeç dhe G. Gj., 35 vjeç, pasi janë konstatuar duke lëvizur me këmbë jashtë orarit të lejuar dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 100 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe bllokim mjeti për 3 muaj, 6 shtetas, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 45 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 13 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

të fundit

Babai pagoi 5,600 euro për El Clasicon, por ai dhe djali e panë fundin e ndeshjes në taksi

Një tifoz sllovak i Real Madridit pretendon se ai dhe djali i tij u nxorën nga tribunat e Camp Nou…

2 minutes ago

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt nis sot në Prishtinë dhe pritet të vijojë në ditët e ardhshme

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave…

14 minutes ago

Katër komisione parlamentare mblidhen sot: në fokus AKI-ja, barazia gjinore dhe projektligjet për energjinë

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit…

15 minutes ago

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave/ BIRN: Shpërblimi 2500 euro mund të perceptohet si miratim politik

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet…

16 minutes ago

Albert Sylaj dërgohet në stacionin policor pas arrestimit në Deçan

Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive…

26 minutes ago

Trump parashikon takim të afërt mes Putinit dhe Zelenskyt për negociatat e paqes

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një takim midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do…

26 minutes ago