Categories: Uncategorized

Shqiptarët nuk hoqën dorë nga kafeja edhe pse në izolim: Importet shënojnë rekord historik në prill

Në gjysmën e parë të marsit dhe në prill, shqiptarët, ashtu si gjithë shtetasit e vendeve të e tjera u përballën me një situatë të paparë ndonjëherë. Iu desh të mbylleshin në shtëpi, teksa gjithçka u mbyll, bashkë me baret dhe restorantet.

Për një vend si Shqipëria, që zë rekord përsa i përket numri të lartë të bar kafeve në raport me popullsinë, me 518 bare për 100 mijë banorë dhe ku kafeja ishte një normë sociale ndërveprimi, qëndrimi në shtëpi dhe pa kafe ishte një “torturë” e vërtetë.

Të lidhura

None found

Në fakt, të dhënat e importeve të kafesë në mard dhe prill tregojnë se shqiptarët nuk e kanë ulur aspak konsumin e kafesë, përkundrazi, në shtëpi apo në zinxhirët e tregtimit të kafeneve, nuk kanë ndenjur pa konsumuar produktin e preferuar.

Të dhënat e Ministrisë së Financave bëjnë të ditur se në janar-prill u importuan gjithsej rreth 2,700 ton kafe, me një rritje prej 9.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Por, rekordi është shënuar në prill, kur importet e kafesë arritën në 922 ton, që është niveli më I lartë historik që është shënuar ndonjëherë këtë muaj (shih grafikun). Në raport me gjithë muajt e tjerë, ky është niveli i tretë më i lartë i importeve në 20 vitet e fundit, me përjashtim të dhjetorit 2016 dhe 2018, sipas statistikave të Ministrisë së Financave.

Klaudja Shtrepi, Menaxhere Marketingu në “New Centtury”, që ka si pjesë të portofolit edhe kafenë përmes “Ama Caffe” thotë se është rritur tendenca e porosisë së kafesë nga familjarët si dhe blerjes së ekspresëve, por kjo kurrsesi nuk e zëvendëson qarkullimin që bëhej përmes bar-kafeve. Ajo shton se është rritur shitja e produkteve të cilat konsumohen në shtëpi, si kapsulat për kafe ekspres; kafe turke dhe kafe e ftohtë me qumësht natyral dhe iced coffee.

Operatorët e tregut pohojnë se janë rritur shitjet e pajisjeve ekspres nëpër shtëpi. “Situata po zhvillon dhe përshtat nevojat e konsumatorëve, duke shijuar edhe konsumin e kafesë ekspres në komoditetin e shtëpisë”, thotë Shtrepi.

Nga 18 maji janë hapur dhe baret e restorantet dhe rituali I kafesë në lokale është kthyer sërish, ndonëse zakoni I konsumit të kafesë në shtëpi duket se do të mbetet.

Ndërkohë, e ardhmja pritet të jetë e vështirë për baret e restorantet. Enri Jahaj, anëtar i bordit drejtues të Shoqatës të Bareve, Restoranteve dhe Klubeve, pohon se rregullat strikte për distancimin fizik dhe orari i kufizuar do të falimentojnë biznesin e bareve dhe restoranteve. Për të, perceptimi i përgjithshëm është që qytetarët kanë ndryshuar sjelljen sociale dhe takimet me njerëzit janë jonormale për shkak të distancimit. Imagjinoni – thotë ai – se sa ka ndryshuar perceptimi te një biznese ku 50% e zë produkti dhe 50% shërbimi.

të fundit

“Po shkatërrohet kulla e arrogancës”, Visjan Ukcenaj në mbështetje të protestës kundër Ramës: Shushunjat e pangopura kanë vjedhur dhe oksigjenin në spitale

Këtë të shtunë mbahet protesta madhështorë kundër kryeministrit Edi Rama. Diaspora gjithashtu i është bashkuar kësaj proteste. Aktori i njohur…

8 seconds ago

Dua Lipa kurorëzon dashurinë me Callum Turner, publikohen pamjet e para nga dasma luksoze në Siçili

Dua Lipa dhe Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni private, ndërsa këngëtarja me origjinë shqiptare ka…

2 minutes ago

Meloni i kundërvihet Trumpit: Akuzat ndaj meje janë të pakuptimta, popullariteti im nuk të takon ty

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të Donald Trump, të cilat i përshkroi…

9 minutes ago

Lacroix viziton Kosovën më 22 dhe 23 qershor, në qendër paqja dhe stabiliteti rajonal

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për Operacionet Paqeruajtëse, Jean-Pierre Lacroix, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë…

14 minutes ago

Enver Bytyçi: Kryeministrit Edi Rama po i mbaron koha në politikë

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama po përballet me…

15 minutes ago

A e rrit ngjyra e veturës shpenzimin e karburantit në ditët e nxehta të verës?

Ngjyra e veturës zakonisht shihet si çështje estetike, por studimet tregojnë se ajo mund të ketë ndikim edhe në temperaturën…

16 minutes ago