Policia e Tiranës ka vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, goditën një tjetër rast.
None found
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. N., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi ka kundërshtuar forcat e Policisë për t’i ushtruar kontroll fizik. Këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi J. T., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. G., 61 vjeç, A. Z., 44 vjeç dhe I. D., 62 vjeç, pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit T. H., 25 vjeç dhe B. P., 47, të shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Teksa protesta që po zhvillohet në vend ka hyrë sot në ditën e 35-të, aktivisti Olgert Rakipllari ka deklaruar se…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët…
Jurgen Klopp ka konfirmuar se ka zhvilluar bisedime me Federatën Gjermane të Futbollit për postin e trajnerit të kombëtares së…
Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Deklaratës së…
Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, ka vlerësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës…
Shën Petersburgu, qyteti ku ka lindur presidenti rus Vladimir Putin, është tronditur nga një varg shpërthimesh, ndërsa mediat ukrainase raportojnë…