Categories: sport

Jurgen Klopp pranon kontaktet me DFB-në për stolin e Gjermanisë: Po, kemi zhvilluar bisedime

Jurgen Klopp ka bërë të ditur se ka pasur bisedime me Federatën Gjermane të Futbollit lidhur me postin e përzgjedhësit të Gjermanisë, pas dorëheqjes së Julian Nagelsmann.

Të lidhura

None found

Ish-trajneri i Liverpoolit, që aktualisht ushtron detyrën e drejtorit global të futbollit te Red Bull, tregoi se është kontaktuar nga DFB-ja dhe nuk e ka mbyllur derën për një rikthim në pankinë.

Sipas Klopp, momenti nuk është plotësisht i përshtatshëm për një hap të tillë për shkak të angazhimit që ka tani, megjithatë ai nënvizoi se rrethanat janë më të favorshme se në periudhat e mëparshme.

“Po, mund të konfirmoj bisedimet. Julian dha dorëheqjen dhe DFB po punon për një plan pasuesi, ndërsa gjatë këtyre diskutimeve ata kanë kontaktuar me mua”.

“Koha, edhe tani, nuk është perfekte sepse aktualisht jam nën kontratë me Red Bullin, por gjithsesi është më e mirë sesa ka qenë ndonjëherë më parë”.

Klopp kujtoi edhe largimin e tij nga Liverpooli, duke thënë se në atë periudhë nuk kishte më energji as për një sezon tjetër, ndërsa tani ndihet plotësisht i rigjeneruar.

“Kur u largova nga Liverpooli, më mungonte energjia edhe për një vit tjetër me klubin, ndërsa tani jam më shumë se sa i rimbushur me energji”.

Ai vuri në dukje gjithashtu se i jep peshë të madhe respektimit të marrëveshjeve kontraktuale, por njëkohësisht la të hapur mundësinë për bisedime me federatën gjermane.

“Situata është e tillë që unë kam një kontratë ekzistuese me Red Bullin. Si person, zakonisht jam shumë i lumtur t’i respektoj kontratat”.

“Por gjithashtu kam thënë se jam shumë i interesuar për këto diskutime. Këto bisedime duhet të zhvillohen dhe duhet të jenë intensive, sepse sigurisht problemet që po përjetonte Gjermania nuk ishin për shkak të Julian Nagelsmann”.

Në fund, Klopp pati edhe fjalë vlerësuese për Julian Nagelsmann, duke theksuar cilësitë e tij si trajner.

“Julian Nagelsmann është një trajner i jashtëzakonshëm dhe ai do të ketë mundësinë ta dëshmojë këtë shumë herë gjatë karrierës së tij si trajner”, përfundoi Klopp./

të fundit

Dhunimi i 64-vjeçarit pas debatit për parkimin në Shkodër, Apeli vendos për tre të pandehurit

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Izmir Sakicën, Samuel Troshanin dhe Arlind Kajoshin, duke lënë në fuqi vendimin e…

3 minutes ago

Abuzoi me Natasha Farah dhe sulmoi motrën e saj, “Mr Big” dënohet me 4 vite e 11 muaj burg

Një histori e rëndë dhune në familje ka përfunduar me dënimin me burg të një ish-gangsteri të njohur në Uells,…

5 minutes ago

Qamili paralajmëron transport pa pagesë për studentët e Tetovës

Studentët në Tetovë së shpejti do të mund të shfrytëzojnë transportin publik pa pagesë.Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari…

9 minutes ago

Klekovski: Rreth 20 mijë të vaksinuar kundër gripit, pritet blerja e 30 mijë dozave të tjera

26 mijë vaksina kundër gripit kanë mbërritur javën e kaluar në Slloveni dhe pritet që nesër, ose më së voni…

9 minutes ago

Shqipëri–Finlandë, publikohen formacionet zyrtare; “Kuq e Zinjtë” kërkojnë vetëm fitoren

Kombëtarja e Shqipërsë është nikoqir i Finlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.“Kuq e Zinjtë” kanë nevojë vetëm për fitore…

17 minutes ago

Rrëzohet helikopteri ushtarak S-70 në Malatja të Turqisë, vdesin katër ushtarakë

Një aksident i rëndë ajror është regjistruar në Turqi, ku një helikopter ushtarak i tipit S-70 është rrëzuar në provincën…

23 minutes ago