Categories: Uncategorized

Shqipëria goditet nga i nxehti afrikan, sa pritet të shkojnë temperaturat këto dy javë

Dy javët e fundit të korrikut do të mbyllen me mot të qëndrueshëm dhe me temperatura të larta. Kështu të gjithë ata që sapo kanë nisur pushimet nuk duhet të shqetësohen pasi do të kenë mot të nxehtë dhe pa reshje shiu sidomos në zonat bregdetare.

Kështu tha sinoptikania Adiola Bani në një lidhje ‘skype’ me News24. Ajo tha se java që sapo ka nisur do të ketë temperatura të larta deri në 40 gradë celcius si pasoje e ardhjes së masave të nxehta e të thata nga veriu i Afrikës.

Të lidhura

None found

“Temperaturat që kemi pasur javën e kaluar dhe ato që 34-35 të fundjavës që lamë pas janë vlera tipike të korrikut. Ajo që do të bëj diferencën është java që sapo ka nisur, ku përveçse do të paraqitet me diell e gjitha do të kemi dhe rritje të menjëhershme të temperaturave të ajrit.

Kjo javë, që është dhe e para fundit e korrikut, do të mbyllet me temperatura shumë të larta duke qenë se do të kemi ardhjen e masave të nxehta dhe të thata nga veriu i Afrikës ku temperaturat do të jenë 39-40 gradë celcius.

Po ashtu edhe java e fundit e korrikut, edhe pse do të kemi një rënie të lehtë të temperaturave të paktën 2 gradë dhe do të jetë diku 36-37 gradë celcius, do të jetë e nxehtë dhe me mot të qëndrueshëm e me diell sidomos në zonat bregdetare të cilat mbeten të favorizuara për këto dy javë”- përfundoi sinoptikania Adiola Bani.

të fundit

SPAK pyet sekretarin e Përgjithshëm të Financave Gentian Keri, për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, në kuadër të hetimeve…

2 minutes ago

Foda: Izraelitët nuk kanë arsye të ankohen për gjendjen e fushës

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë se nuk ka asnjë arsye për t’u ankuar lidhur me fushën, për të…

3 minutes ago

Apeli liron nga arresti në shtëpi Klevin Metajn, të ndaluar gjatë protestave studentore kundër Ramës

Studenti Klevin Metaj, djali i gazetares së News24 Brikena Metaj, i arrestuar në ditët e para të protestës studentore në…

4 minutes ago

Vizita e Kurtit në Paris, Gjanaj dhe Gashi: Njohjet dhe dialogu kërkojnë rezultate konkrete

Vizita e kryeministrit Albin Kurti në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes 2026, ka rikthyer në vëmendje sfidat dhe…

7 minutes ago

Elmi Aziri: Mes 80 të punësuarve në Spitalin e Kumanovës nuk ka asnjë shqiptar

Deputeti i Lidhjes Shqiptare Elmi Aziri, në një postim në Facebook ka shkruar se në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës…

11 minutes ago

Mexhiti akuzon BDI-në se po përdor Badinterin për të penguar provimin e jurisprudencës në shqip

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti sot ka kritikuar BDI-në në lidhje me keqpërdorimin e Badenterit. Mexhiti në profilin…

11 minutes ago