Categories: Uncategorized

Shpërthimi me eksploziv që alarmoi Tiranën, si është gjendja shëndetësore e Preng Gjinit

Preng Gjini, shënjestra e atentatit të dyshuar pasditen e djeshme në kryeqytet e ka kaluar rrezikun për jetën dhe është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Makinës së tij i vendosën tritol të një sasie 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës, te rrota në anën e pasagjerit, dhe shpërthimi i madh është kontrolluar nga një telekomandë në distancë, ndërsa ai ishte duke udhëtuar.

Të lidhura

None found

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë ka shkaktuar dëmtime edhe dy makinat përreth dhe janë plagosur dy kalimtarë, një 45-vjeçar italian i identifikuar si Silvano Barbadoni dhe 14-vjeçar.

Të dy personat kanë marrë ndihmën e duhur në spital dhe janë larguar më pas në gjendje të mirë shëndetësore. Shpërthimi i tritolit të makinës solli kaos në rrugët e Tiranës, ku u grumbulluan njerëz të frikësuar e alarmuar.

Kujtojmw se kjo ngjarje lidhet edhe me sagën e hakmarjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, ku jo më larg se disa muaj më parë Kastriot Reçi, mbeti i vrarë me snajper. Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019.

Kjo ngjarje lidhet edhe me sagën e hakmarjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, ku jo më larg se disa muaj më parë Kastriot Reçi, mbeti i vrarë me snajper. Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019.

Ndërkohë një vit pas vrasjes së Armando Gjinit, në Tiranë organizohet një atentat akoma dhe më i sofistikuar ndaj vëllait të tij, Preng Gjini.

Prenga është betuar mbi trupin e pajetë të të vëllait, Tonin Gjini që u vra rreth një vit më parë se do të merrte hak. Ai kishte vite që nuk vinte në Shqipëri për shkak të hasmërisë, por vrasja e vëllait e ktheu në atdhe.

Preng Gjini mbërriti me vonesë, duke lëvizur edhe orarin e varrimit. Vetëm 5 muaj më vonë ndodhi një nga vrasjet më misterioze në vend, ekzèkutimi i Kastriot Reçit, në Rrëshen, autori i të cilit ende shëtit i lirë dhe ngjarja ka mbetur e pazbardhur.

Në qytetin e origjinës së tyre në Rrëshen, flitet nën zë me emra konkret se kush qèlloi mbi kë, por autoritet akoma nuk kanë prova për implikimin e tyre. Ashtu sikurse pohojnë burimet, pas ngjarjes së sotme, gjakrat vetëm sa janë nxèhur sërish dhe zinxhiri i ngjarjeve do të vijojë të jetë i hapur.

Familja e Tonin Gjinit, dy famijët e tij dhe bashkëshortja, pak ditë ekzèkutimit janë larguar nga vendi në drejtim të një shteti të Bashkimit Europian, për shkak të frikës së hakmarrjes. Preng Gjini është ndaluar më herët në Itali për prostitucion dhe aty ka nisur kònflikti mes Reçëve dhe Gjinëve, për lùftë territoresh.

të fundit

Qeveria miraton ndryshimet në Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2026

Qeveria sot, në seancë, shqyrtoi dhe miratoi Propozimin për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit për vitin 2026.Me ndryshimet e propozuara…

5 minutes ago

Kapet me 203 km/h në autostradën Shkup–Shën Nikollë, shoferi përballet me masa ligjore

MPB Maqedoni njofton se sot (07.10.2026) në orën 16:00, në autostradën Shkup - Shën Nikollë, oficerët e Njësisë Mobile për…

5 minutes ago

Përplaset nga automjeti në Korçë, 18-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një automjet ka…

11 minutes ago

Zjarr i madh në Haspiraj të Peqinit, digjen shkurre, pyll dhe ullishte

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre, pyll dhe ullishte në fshatin Haspiraj…

12 minutes ago

Afrim Gashi welcomes Ambassador Alper Aktash: Relations between North Macedonia and Turkey are based on friendship and traditional partnership

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë…

14 minutes ago

The road to the EU comes with tougher conditions, but 2030 membership remains achievable

Komisioni Europian ka prezantuar paketën “Përgatitja për një Bashkim më të madh”, e cila parashikon që integrimi i vendeve të…

15 minutes ago