Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar për trajtimin që po i bëhet Jakup Krasniqit, duke e quajtur të padrejtë që ai nuk mund të takojë lirisht në Kosovë vëllanë e tij.
Në një reagim publik, Gucati shprehu indinjatë, duke theksuar se ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk është i lirë në vendin e tij.
None found
Sipas tij, është më se e rëndë dhe një turp i kohës, një padrejtësi therëse, që një njeri si Baca Jakup Krasniqi — burrë i dijes, i pushkës, i penës dhe i burrërisë — të mos jetë i lirë në tokën e vet, pranë vatrës për të cilën dha gjithçka për lirinë që sot gëzojmë.
Ai kritikoi gjithashtu kufizimet që, sipas tij, e pengojnë Krasniqin të takohet lirisht me familjarët. Gucati pyeti se cila drejtësi njerëzore ose ndërkombëtare e arsyeton këtë mizori shpirtërore, kur atij nuk i lejohet të takojë lirisht as vëllain në vendin për të cilin sakrifikoi rininë, djersën dhe çdo grimë të jetës.
Kreu i OVL-UÇK-së përmendi edhe bashkëshorten e Jakup Krasniqit, Sevidijen, duke vlerësuar qëndresën dhe sakrificën e saj ndër vite. Ai e cilësoi zonjën Sevidije si një grua fisnike dhe simbol të qëndresës madhështore, e cila qëndron e fortë si Kulla e Llapushnikut dhe së bashku me Bacën Jakup ka mbajtur mbi supe stuhitë më të rënda të historisë sonë të re.
Gucati theksoi se trajtimi ndaj Krasniqit përbën padrejtësi jo vetëm për atë dhe familjen e tij, por edhe për vlerat e luftës çlirimtare. Ai shtoi se Krasniqi ka hyrë në histori si burrë shteti dhe idealist, ndërsa kërkoi që të mos heshtet përballë asaj që ai e konsideron persekutim.
Në fund, Gucati u shpreh se drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por krenaria dhe dinjiteti i Bacës Jakup dhe zonjës Sevidije nuk gjunjëzohen kurrë.
Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u largua të mërkurën nga shtëpia e tij në Prishtinë, ku kishte qëndruar për disa orë. Gjatë qëndrimit të tij, shumë qytetarë ishin mbledhur teksa ai nisej për në Hagë, me shpresën se do të mund ta takonin dhe ta përshëndetnin.
Në momentin e largimit nga shtëpia, disa qytetarë brohoritën “UÇK, UÇK”, duke shprehur mbështetje për Krasniqin.
Ardhja e tij në Kosovë lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes, e cila është e sëmurë.
Nëntë studentë të Universitetit Norwich nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vizituar muajin e kaluar Kosovën, ku kanë marrë…
Arbër Zeka dhe Gresa Bakraqi kanë rrëfyer në [...]Read More...
Situata është tensionuar në protestën para Kryeministrisë, pasi efektivët e policisë nuk kanë lejuar protestën paqësorë në bulevardin “Dëshmorët e…
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor të Kuvendit të Kosovës për rastin e…
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka deklaruar para Komisionit Hetimor Parlamentar se menaxherja e…
Gjykata në Athinë ka dënuar me burgim të përjetshëm një 33-vjeçare me origjinë algjeriane, e akuzuar për vrasjen e vajzës…