Categories: Uncategorized

Artan Hoxha “zbërthen” atentatin ndaj Preng Gjinit: Të vrasim kudo që të jesh

Shpërthimi me eksploziv mbrëmjen e sotme në një makinë tronditi Tiranën. Gazetari Artan Hoxha u shpreh se nga të dhënat e para dyshohet se shpërthimi ka qenë me minë të telekomanduar.

Referuar vendit dhe orës kur ndodhi ngjarja, Hoxha shprehet se shpërthimi duket si një akt terrorist.

Të lidhura

None found

“Këto eksplozivë janë me mina të komanduara që aktivizohen në distancë. Nëse është aktivizuar, ka qenë minë me celular, që rastet më të shumta vijnë nga Mali i Zi, ku minat e telekomanduara futen në Shqipëri, apo është bërë montimi në Shqipëri. Dëmi është shumë i madh, eksploziv i përdorur është C4. Duket si akt terrorist se në atë zonë ka shumë lëvizje. Nga shpërthimi dhe dëmi duket se kemi të bëjmë me një minë të telekomanduar, fuqia është shumë e madhe”, tha ai në Abc News.

Ai tha se ngjarja e sotme është kronikë e paralajmëruar, pasi hakmarrja e dy fiseve e nisur prej vitesh vijon që të lërë kufoma. Hoxha sqaroi se pikënisja dhe zanafilla e hakmarrjes mes dy fiseve ka nisur nga prishja e pazareve të drogës.

“Është historia e disa atentateve në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në Mirditë, ku përfshihet ai me snajper ku u ekzekutua Kastriot Reçi. Kjo është seria e radhës e një seriali. Brenda këtij harku është vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, më pas e Armando Gjinit, dhe nga krahu tjetër është vrarë Gaspër Reci në Romë dhe Kastriot Reçi pronar i medias në Lezhë dhe ajo ngjarje bëri shumë bujë. Është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Pse e kanë vendosur ta bëjnë aty? Për shumë arsye, mesazhi që duhan të përçojnë, ‘se ne të vrasim kudo që të jesh’.

Kemi të bëjmë me një seri vrasjesh që kanë ndodhur në Belgjikë, Romë, Rrëshen, Tiranë. Duket sikur Hamasi është duke qëruar hesapet. Kemi të bëjmë me dy fise, dy familje të mëdha të cilat janë futur në një konflikt që e di e gjithë dynjaja dhe ne mbledhim kufomat.

Kreshnik Gjini është vrarë në Belgjikë, Armando Gjini në Rrëshen, Kastriot Reçi u godit me snajper, Gaspër Gjini në Romë. Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur.

Fakti që jemi para fushatës nuk e favorizon zbulimin e ngjarjes, pasi policia ngarkohet me ngjarje të tjera” tha ai.

të fundit

Largohet deponia ilegale në Prekaz, Pacolli paralajmëron ndëshkime të ashpra

Ministrja Fitore Pacolli ka njoftuar për një aksion për pastrimin e një deponie ilegale të mbeturinave në Prekazin e Epërm,…

50 seconds ago

The old system must be brought down,” Arlind Qori: Kosovo shows that the country can have an incorruptible prime minister

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Oponencë në News24 foli për qeverinë shqiptare dhe protestat, që…

3 minutes ago

3-year-old girl dies in Kurbin after being accidentally hit by her father’s agricultural vehicle

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur…

4 minutes ago

Infeksionet lidhen me rreth një në tetë raste kanceri në botë

Infeksionet e zakonshme shkaktojnë rreth 1 në 8 raste të kancerit në botë, sipas një studimi të ri, duke nxjerrë…

4 minutes ago

Putin adds $60 billion to military funds beyond the initial plan for 2026

Shpenzimet ushtarake të Rusisë pritet të arrijnë një nivel rekord këtë vit, pasi Vladimir Putin shtoi rreth 60 miliardë dollarë…

4 minutes ago

Parliament of crime”: Protesters march outside the parliament building

Në vazhdë të marshimit të tyre në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë kaluar edhe përpara godinës së Kuvendit në protestën…

5 minutes ago