Rregullat për ruajtjen e distancës sociale mund të ashpërsohen. Deputetet e mazhorancën, Eglantina Gjermeni dhe Klotilda Bushka, propozuan në Komisionin e Ligjeve ndryshime në Kodin Penal.
Në propozimet e tyre, parashikohen aplikime të masave të forta për ata që nuk u binden rregullave shkruan abcnews.al.
None found
“Mosbindja ndaj rregullave, vendimeve dhe urdhrave të nxjerra nga organet kompetente shtetërore për masat e marra gjatë gjendjes së jashtëzakonshme apo gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, e kryer në mënyrë të përsëritur dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në një vit”, shkruhet në propozim.
Në draftin e propozimeve thuhet se kush shkel urdhrin e karantinës, dhe ky veprim shkakton pasoja me vdekje, do të dënohet nga 5-15 vjet burg.
Propozimet do të shqyrtohen në seancën plenare, më 16 prill.
LSDM, në një deklaratë, akuzon qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski për rritjen e borxhit të vendit, ndërsa, sipas partisë,…
Partia në pushtet VLEN ka reaguar pas të dhënave për rritjen ekonomike në tremujorin e dytë, duke theksuar se ekonomia…
Jose Mourinho po arrin të rikthejë në formën më të mirë disa prej futbollistëve të Real Madridit, ndërsa Dean Huijsen…
Jensen është rikthyer dhe nuk ka zgjedhur një mënyrë të zakonshme për të bërë hyrjen e saj të re në…
Të paktën tre persona janë plagosur në rajonin e Rostovit, pas sulmeve ajrore ukrainase gjatë natës, sipas autoriteteve dhe mediave…
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer në vëmendje lidhjen që krijon ligji 21/2024 për…