Categories: Uncategorized

Rrëfehet Shevchenko: 12 sekonda para penalltisë më kaloi e gjithë jeta para

Ish-sulmuesi legjendar i Milanit Andrij Shevçenko rendit triumfin në finalen e Ligës së Kampioneve kundër Juventusit në vitin 2003 si “kujtimin më të bukur të jetës së tij”.

Në një intervistë për “DAZN”, “Cari kuqezi” flet gjithashtu dhe për periudhën 7-vjeçare të qëndrimit të tij në “San Siro”, ku u dallua si njëri prej sulmuesve dhe lojtarëve më të mirë në botë.

Të lidhura

None found

“Finalja e Ligës së Kampioneve në 2003- Nuk do t’i harroj kurrë ato 12-15 sekonda që shkova drejt topit për të gjuajtur penalltinë e fundit. Në ato momente të kujtohet e gjithë jeta jote, nga momenti kur ëndërron si fëmijë deri në momentin kur kupton se ëndrra është bërë realitet në çastin e duhur. Në kokën tënde mendon për gjithça që duhet të realizosh. Pashë arbitrin, topin dhe Bufonin. Dëgjova vërshëllimën e gjyqtarit dhe godita topin ashtu si dëshirova.

Numri 7 në fanelën e Milanit dhe Ançeloti – Ishte një moment i veçantë. Ibrahim Ba që më tha nëse dëshiroja të merrja numrin 7. Dy ditë më vonë mbaj mend që një miku im i fëmijërisë më telefonoi dhe më tha se numri 7 në gjuhën hebraike quhet ‘Sheva’. Nuk mund ta besoja. Më tha se ky numër mund të sillte fat. Mbi të gjitha, ishte marrëdhënia e veçantë me Karlo Ançelotin. Ai është një trajner dhe mik. Karlo është një njeri i jashtëzakonshëm. Të kesh atë si trajner është fat. Ai dinte si të menaxhonte marrëdhëniet me lojtarët. Karlo i bazonte raportet në besim dhe harmoni. Ai nuk fliste shumë, por gjithmonë kishte të drejtë.

Karriera – Historia ime në futboll nisi që në momentin kur u stërvita nga Valeri Lobanovski. Ai më ka mësuar shumë gjëra. Gjatë dimrit, ne bënim 3 seanca stërvitore në ditë. Ngriheshim në mëngjes në orën 06:30. Kaladze mundohej shumë. Metoda e punës së Lobanovskit solli rezultate të mëdha deri te momenti kur fitova ‘Topin e Artë’ në vitin 2004.

Berluskoni? Është një president i madh, një njeri që ka bërë 25 vite histori te Milani. Nuk e di nëse do të përsëritet e njëjta histori sërish”, deklaroi ish-sulmuesi legjendar ukrainas Andrij Shevçenko.

të fundit

Edicioni i 6-të i “Gjirokastra Rocks Festival” sjell ritëm dhe energji në qytetin e gurtë

Fundjava në Gjirokastër është gjallëruar nga organizimi i edicionit të gjashtë të “GJIROKASTRA ROCKS FESTIVAL”. Tashmë ky aktivitet ka fituar…

2 minutes ago

Fetoshi: Dekorata për Marinkoviqin tregon se Serbia po e ngre krimin në altar

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka reaguar ndaj dekorimit të ish-gjyqtares hetuese serbe Danica Marinkoviq nga Kisha Ortodokse Serbe,…

14 minutes ago

Cluji vendos kusht të prerë për Meriton Korenicën: transferimi vetëm për 2 milionë euro

Presidenti i CFR Clujit Ioan Varga e ka bërë të qartë se sulmuesi Meriton Korenica nuk do të jetë në…

20 minutes ago

Suspect in Electric Scooter Theft Arrested in Skopje, Vehicle Returned to Owner

Policia e rajonit të Shkupit njofton se ka privuar nga liria një person, i cili dyshohet se ka vjedhur një…

32 minutes ago

“Victory! Rama Is Finished!”/ Activist Gent Progni Among Those Released

Vijon lirimi i protestuesve të arrestuar pas tensioneve dhe dhunës policore të ushtruar ndaj qytetarëve ditën e enjte. Mes personave…

33 minutes ago

Large fire in Fier, police announce evacuation of 11 families and suspension of traffic on the “Qafa e Koshovicës-Cakran” route

Fier / Shërbimet e DVP Fier në ndihmë të banorëve në zonën e përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse, helikopterë të…

33 minutes ago