Ylli i Liverpool, Trent Alexander-Arnold është shprehur se nuk shqetësohet për çmimet individuale teksa falenderoi legjendën braziliane Cafu i cili tha se Arnoldi mund ta fitojë edhe Topin e Artë nëse vazhdon me formën e tij të mirë.
21-vjeçari Trent Alexander Arnold e ka luajtur një rol kyç në sezonin dominues të Liverpoolit deri më tani, duke bërë kështu që Cafu të sugjerojë se mbrojtësi i krahut të djathtë mund ta fitojë Topin e Artë.
None found
Pasi sezonin e kaluar Liverpooli e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve për herë të gjashtë në histori, Alexander-Arnold i ka ndihmuar Liverpoolit në rrugën drejt titujve tjerë me dy golat dhe 12 asistet e tij në 35 ndeshjet e këtij sezoni.
Duke folur para ndeshjes së 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit, Arnoldi e falënderoi Cafun, mirëpo shtoi se ai nuk përqendrohet te çmimet individuale.
“Natyrisht që është lëvdatë e madhe nga një legjendë e këtij sporti. Jam shumë falënderues për këtë gjë natyrisht se duhet ta falënderoj atë për ato fjalë të mira”, ka thënë Arnold në një konferencë për shtyp.
“Unë tentoj të jem lojtari më i mirë që mund të jem. Mendoj se ky është sport skuadre, kështu që ka të bëjë me lojtarët që i kam përreth. Lojtarët me të cilët stërvitem, trajneri dhe të gjithë ata që më përkrahin ma kanë mundësuar të jem sa më i mirë që të mundem”.
“Çmimet e atilla mund të vijnë ose mund të mos vijnë në të ardhmen, por ato s’më shqetësojnë mua aq shumë sa ndoshta disa lojtarë të tjerë”.
Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…
Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…
Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…
Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…