Në javët e fundit u shtuan debatet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, ndërkohë që sot u nënshkrua edhe marrëveshja mes dy shteteve, ku në fokus ishte normalizimi i marrëdhënieve ekonomike.
Në marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, preket edhe liqeni i Ujamanit, ku në marrëveshje thuhet se të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin Amerikan të Energjisë dhe ente të tjera të përshtatshme të Qeverisë së SHBA, në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit Gazivode / Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.
None found
Sa herë që ka debate të tilla përmendet Liqeni i Ujmanit. Pse është i rëndësishëm ky liqen?
Liqeni i Ujmanit shtrihet mes dy shteteve dhe është një pikë e rëndësishme strategjike, si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën. Serbia nuk i ka fshehur ambiciet, duke kërkuar prej kohësh edhe pjesën shqiptare të liqenit.
Rezervuari i Gazivodës, siç i thonë serbët, është ndërtuar me fonde të intitucioneve ndërkombëtare dhe të buxhetit të Kosovës dhe vlerësohet si një ndër pasuritë më të mëdha të vendit. I pozicionuar në veri-perëndim të Kosovës, në Komunën e Zubin Potokut me shumicë serbe, liqeni është bërë prej kohësh një “mollë sherri” për Beogradin dhe Prishtinën. Me një sipërfaqe prej 11,9 km² dhe thellësi maksimale prej 105 metrash, ai është liqeni më i madh në Kosovë. Liqeni furnizon me ujë më shumë se gjysmën e Kosovës dhe ujit 20 mijë hektarë tokë, duke ofruar gjithashtu mundësi për not dhe plazh.
74.1 për qind e hapësirës së liqenit gjendet në territorin e Republikës së Kosovës (në komunën e Zubin Potokut), kurse 25.9 për qind është në territorin e Serbisë (Novi Pazar dhe Tutin). Por sipas mediave në Prishtinë, Serbia ka investuar vazhdimisht në Ujman gjatë gjithë këtyre viteve, edhe pse liqeni menaxhohet nga ndërmarrja hidroekonomike “ Ibër Lepenc” më seli në Prishtinë. Zyrtarët kanë insistuar prej kohësh për “aneksimin” e liqenit, duke deklaruar se Ujmani ka një rëndësi strategjike për mbijetesën e serbëve në Veri.
Një trup i pajetë është gjetur mesditën e sotme në lumin Lana, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Sipas informacionit…
Abissnet SuperioreSipas raportimeve të fundit në media, trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenovic, ka dhënë dorëheqjen te verdheblutë dhe tashmë është…
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Saraj të Shkupit. Sipas MPB-së, tek ata,…
Kategoria e DytePo luhen 5 ndeshjet e Kategorisë së Dytë në Grupin B, java e 4-të [...]Read More...
Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë protestës studentore që po zhvillohet në Tiranë kundër qeverisë. Pas ndërhyrjes…
Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit…