PSG triumfoi 2-0 ndaj Lorientit në përballjen e javës së 12-të të Ligue 1, duke marrë tri pikë të vlefshme në garën për kreun e renditjes.
Skuadra kampione e Francës kaloi në avantazh në minutën e 32-të. Senny Mayulu mori një pasim nga Dro Fernandez dhe, me një goditje të saktë brenda zonës, e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës.
None found
Vendasit mund ta kishin dyfishuar rezultatin para pushimit, por tentativa e Mayulus në minutën e 41-të u përplas me shtyllën e djathtë.
Edhe pas rikthimit nga dhomat e zhveshjes, PSG mbeti skuadra më kërkuese. Ousmane Dembele provoi disa herë të gjente rrugën e rrjetës, por në një rast u ndal nga Yvon Mvogo, ndërsa goditja e tij në minutën e 61-të nuk pati sukses.
Presioni i francezëve u shpërblye në minutën e 67-të. Dembele shënoi golin e dytë pas asistimit të Mika Godts, duke goditur nga skaji i zonës dhe duke e vendosur topin në këndin e majtë.
Lorienti iu afrua golit në minutën e 83-të, kur Noah Mbamba goditi portën, por Matvey Safonov reagoi në mënyrë të shkëlqyer dhe e devijoi topin në traversë.
Rezultati nuk ndryshoi deri në vërshëllimën e fundit dhe PSG siguroi fitoren 2-0.
Interi ka regjistruar një fitore bindëse ndaj Genoas me rezultat 4-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të…
Vedat Muriqi ka marrë vëmendje jo vetëm për paraqitjet e tij në fushë, por edhe për një gjest sportiv që…
Atletico Madridi ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Elchen me rezultat 2-3, në kuadër të xhiros…
Klidman LiloPortieri shqiptar, Klidman Lilo, ditën e sotme, me rastin e festës së Pavarësisë, ka shpërndarë në rrjetet sociale një…
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë. Ministria…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka organizuar pritjen zyrtare me rastin e 28 Nëntorit, ku kanë marrë pjesë figura të…