Categories: Uncategorized

Grenell: Kosova dhe Serbia janë pajtuar që Ujmani të quhet Liqeni Trump

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që Liqeni i Ujmanit, të quhet “Liqeni Trump”.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Twitter.

Të lidhura

None found

“Liqeni i Ujmanit që është në Kosovë dhe Serbi, ka qenë një pikë serioze fërkimi mes dy palëve, pavarësisht që SHBA-ja, ka arritur pajtim për të nisur një studim të fizibilitetit për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin …. kështu që të dy palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”, ka thënë Grenell.

Ndryshe, i shtrirë në veri të Kosovës, në kufi me Serbinë, Liqeni i Ujmanit, që njihet edhe si Liqeni i Gazivodës, është ujëmbledhësi më i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.

Ujmani ka sipërfaqe prej 11.9 kilometrash katrorë dhe kur është plotësisht i mbushur me ujë, ka rreth 370 milionë kub ujë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 9.2 kilometra katrorë janë në territorin e Kosovës dhe 2.7 në atë të Serbisë.

Penda e Ujmanit është e lartë 107 metra.

Pa ujin e Liqenit të Ujmanit, Kosova do të mbetej pa rrymë brenda pak orësh. Uji i tij përdoret për ftohje dhe destinacione tjera në termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B”. Planet për rindërtimin e termocentralit tjetër të ri, të njohur si “Kosova e Re”, varen nga furnizimi me ujë nga ky liqen.

Me ujë nga ky liqen furnizohet edhe kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas.

I ndërtuar mes viteve 1979-1984, Liqeni i Ujmanit është rezervuari më i madh akumulues në Kosovë. Tre liqenet e tjerë janë: Liqeni i Batllavës në Komunën e Podujevës, i Badovcit afër Prishtinës dhe Liqeni i Radoniqit në Komunën e Gjakovës.

Rreth 35 për qind e banorëve të Prishtinës furnizohen nga ky rezervuar përmes fabrikës së re të ndërtuar për përpunimin e ujit në Shkabaj, pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit.

Komunat tjera që furnizohen me ujë janë: Mitrovica, Vushtrria, Skenderaj, Gllogoci, Obiliqi dhe Fushë Kosova.

të fundit

National protest begins! Students rally outside Ministry of Education: Albania belongs to Albanians

Ditën e sotme, studentët kanë nisur protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Pas më shumë se…

2 minutes ago

Student revolt: Tensions at the Ministry of Education, one protester detained

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…

2 minutes ago

Protesters march toward Ministry of Education: Government of crime, resign, your time is up!

Momente tensioni janë regjistruar pranë Ministrisë së Arsimit, ku po zhvillohet protesta e studentëve, të cilëve u janë bashkuar edhe…

3 minutes ago

Court orders house arrest for Meghan Markle’s father, accused of possessing child sexual abuse material

Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…

3 minutes ago

Tensions at Democratic Party protest as demonstrators remove suspected infiltrator

Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike në bulevard. Disa demokratë kanë tentuar të largojnë…

3 minutes ago

More than 25,000 Albanians have had their addresses deactivated in the Valley, Refki Hasani appeals to Albanian MPs

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor, kanë rikthyer në vëmendje çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve…

4 minutes ago