Categories: Uncategorized

“Po më qan shpirti”, publikohen pamjet para rrëmbimit të këngëtarit të tallavasë (FOTO LAJM)

Publikohen pamjet e mbrëmjes së 29 Qershorit 2014, ditën kur është parë për herë të fundit në publik këngëtari i tallavasë Renato Hamza, i njohur ndryshe edhe si Reni i Elbasanit.

Ngjarja ndodh pranë qendrës së qytetit të Elbasanit. Ora shënon 20:11 minuta e mbrëmjes të së dielës. Në video shfaqet Indrit Shaqja, i veshur me një bluzë ngjyrë bojëqielli, pantallona xhins të shkurtra, dhe me shapka. Në rrugë takon një kalimtar rastësor, të cilit mesa duket i kërkon informacion për vendndodhjen.

Të lidhura

None found

Një minutë më vonë shfaqet një person i dytë, i veshur me rroba të zeza. Ai është identifikuar si Denis Xhija. Në pamje të parë duket sikur të dy këta persona nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, Indrit Shaqja është vazhdimisht në lëvizje dhe po komunikon me shenja në distancë me Renin e Elbasanit, duke i treguar se ku ndodhet.

Në orën 20:12 minuta, shfaqet pikërisht Reni, i cili vjen nga ana tjetër e rrugës. I veshur me shapka, bluzë dhe pantallona të shkurtra, ai shkon drejt Indrit Shaqjas dhe Deniz Xhijës.

Ky është momenti kur Reni dhe Indrit Shaqja shtrëngojnë duart dhe takohen miqësisht, duke nënkuptuar që ata kanë njohje të mëparshme.

Nga veprimet e Indritit, dhe mënyra se si ai tërheq nga qafa Renin, duket sikur kërkon ta prezantojë për herë të parë me mikun e tij, Deniz Xhijën.

Më pas, të tre largohen së bashku në këmbë, dhe sipas dëshmitarëve, Reni është parë të futet me forcë në një automjet duke u larguar në drejtim të paditur. Ky është dhe momenti i fundit kur Renato Hamza u shfaq në publik 6 vite më parë. Që prej asaj kohe, nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të.

Apeli i nënës

Silvana Hamza, nëna e këngëtarit të tallavasë i njohur si Reni i Elbasanit, ka bërë një apel për Indrit Shaqjan, një nga personat e dyshuar që mund të ketë lidhje me zhdukjen e Renatos. Sikurse thotë edhe vetë Silvana, Indrit Shaqja vuan dënimin me burg përjetë për vrasjen e dy kunatave Elsa dhe Gjinovefa Vava në Shkurt të vitit 2014.

“Mesazh për Indritin kam këtë që në qoftë se ai ka djalë vetë, në qoftë se ka vëlla, në qoftë se është prind, le ta tregojë të vërtetën e Renatos se unë nuk dua asgjë. Vetëm kaq dua nga ai. Se ai dënimin e ka marrë. Nuk ka pse dënohet më. Kaq dua prej Idritit, le të më thotë një të vërtetë për Renaton se po më qan shpirti. Le të mendojë si për djalin e vetë. Kaq dua prej Indritit, sepse atë Zoti e dënoi. Kaq dua”./klanplus

të fundit

Rriten shpërblimet për sportistët elitarë/ Ministri Blendi Gonxhja prezanton skemën e re: Ja sa do të jetë mbështetja financiare dhe kush përfiton

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…

1 minute ago

Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë

Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…

17 minutes ago

Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë

Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…

1 hour ago

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

1 hour ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

1 hour ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

2 hours ago