Categories: Uncategorized

“Po kalojnë netët mes borës dhe acarit”, PD akuza të rënda qeverisë për shqiptarët e mbetur në kufi

Prej disa ditësh disa shqiptarë kanë mbetur në kufirin greko-shqiptar, pa mundur të kthehen pas, ndërkohë që autoritetet tona nuk i lejojnë të kthehen në vendin e tyre.

Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë në PD Arben Kashahu, ka publikuar një video ku shihet se si shqiptarët e mbetur në tokë neutrale qëndrojnë në të ftohtë dhe ndezin zjarre për t’u ngrohur.

Të lidhura

None found

DEKLARATA E PLOTË

Eksperiment i paprecedent humanitar dhe ligjor! Shqiptarë që trajtohen si robër lufte nga qeveria e tyre!

Një eksperiment të rëndë humanitar dhe ligjor po kryen me Shqiptarët e bllokuar jashtë traut të kufirit, qeveria e Shqipërisë. Kushtet çnjerëzore të qytetarëve tanë në kufi, të mbushin me revoltë njerëzore, kombëtare e ligjore. Pamjet e qytetarëve tanë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, të lënë në kushte primitive, janë prova e sjelljes anti-njerëzore dhe anti-ligjore e qeverisë ndaj qytetarëve të saj.

Është eksperiment i rëndë humanitar, bllokimi i kufijve për shtetasit tanë nga qeveria duke i ekspozuar ato ndaj përballimit të kushteve të vështira ambientale në një kohë shumë të gjatë, dhe rrezikuar jetën nga paushqyerja, të ftohtët, pa ndihmë mjekësore, si të ishin robër lufte. Edhe ndaj këtyre të fundit do të duhej të tregohej më shumë humanizëm sipas këndit tim.

Është një eksperiment i rëndë ligjor, sepse e drejta për t’u kthyer në vendin e tyre “The Right of Return” është e sanksionuar në një numër të madh konventash ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë. Kujtoj këtu nenin 13 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut (UDHR); nenin 12, pika 4 te Konventës Ndërkombëtare të të Drejtave Politike dhe Civile (IÇPR); nenin 49 të Konventës së Katërt të Gjenevës; nenin 5 pika d, të Konventës për Eleminimin e të Gjithë Formave të Diskriminimit; dhe nenin 20 të Rregullores së Hagës.

Rasti i qytetarëve tanë të lejuar të kalojnë nga shtetet fqinje dhe të bllokuar nga qeveria e tyre është një nga precedentët që e drejta ndërkombëtare do të trajtojë e fiksojë në listën e shkeljeve brutale të kësaj të drejte nga një shtet si Shqipëria. Theksoj se nuk po flasim këtu për mos-organizim misionesh ri-atdhësimi nga ana e qeverisë, por për t’i lejuar të drejtën shqiptarëve të cilët kanë mbërritur në kufi me mundësitë e tyre, të hyjnë në tokën e tyre. Ky mohim, konsiderohet nga e drejta kombëtare dhe ndërkombëtare si krim!

të fundit

Live me Luizin”/ Fero rrëfen takimin me të bijën pas dy vitesh: E putha në ballë dhe u frikësova se mos më kishte harruar

Fero ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Live me Luizin”, ku foli gjatë për jetën e tij dhe historinë e…

35 seconds ago

Gjykata i jep Olivier Martinezit kujdestarinë fizike të djalit; Halle Berry nuk mund ta mbajë natën për momentin

Aktori Olivier Martinez ka fituar një betejë të rëndësishme ligjore kundër ish-bashkëshortes së tij, aktores Halle Berry, për kujdestarinë e…

59 seconds ago

Liverpool përgatit ofertë prej 100 milionë eurosh për Federico Valverden

Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde, dhe po përgatit një ofertë prej 100 milionë…

8 minutes ago

VIDEO/ Zjarr i madh në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, flakët lënë pa energji elektrike gjysmën e qytetit

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu gjatë natës magazinat në ambientet e ish-NPA-së në Gjirokastër shkaktoi dëme vetëm në…

14 minutes ago

Mucunski dhe Klein konfirmojnë thellimin e partneritetit RMV-Hungari dhe mbështetjen për rrugën drejt BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…

14 minutes ago

Naser Syla warns of a significant shortage of specialists in emergency services

Shërbimet emergjente në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të specialistëve, ndërsa nevojiten edhe 56 mjekë të kësaj fushe.…

15 minutes ago