Categories: showbiz

Live me Luizin”/ Fero rrëfen takimin me të bijën pas dy vitesh: E putha në ballë dhe u frikësova se mos më kishte harruar

Fero ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Live me Luizin”, ku ndau detaje nga jeta e tij dhe foli për divorcin me ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë.

Ai tregoi se sot ruan një marrëdhënie të mirë me nënën e vajzës, Arbenita Ismajlin, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes tyre për të mirën e fëmijës.

Të lidhura

None found

“Nuk më pëlqen të flas për njerëz që nuk janë prezentë, por unë e kuptoj ku do të dalësh ti, Luiz. Unë me nënën e vajzës sime gëzojmë një raport shumë të mirë. Duam që ta ruajmë këtë raport për hir të vajzës, e cila është duke u rritur”, tha ai.

Duke kujtuar momentin kur u bë baba për herë të parë, këngëtari e përshkroi takimin me vajzën si një ndjesi të papërshkrueshme. Ai foli gjithashtu për mënyrën se si marrëdhënia me ish-bashkëshorten është përmirësuar dhe për komunikimin e mirë që kanë sot si prindër.

“Ndjesia më e veçantë, që nuk ka fjalë për ta përshkruar, është kur e kam parë vajzën dhe e kam marrë në dorën time. Është një ndjenjë që nuk përshkruhet. Vajza më ka mësuar se unë çdoherë duhet të bëj përpjekje për të ndryshuar veten për të mirën time dhe të jem një shembull më i mirë për të”, u shpreh Fero.

Ai rrëfeu se për dy vjet nuk kishte pasur mundësi ta takonte vajzën dhe as të komunikonte me të në telefon, periudhë të cilën e cilësoi si më të vështirën në jetën e tij.

“Për dy vite nuk e kam takuar dhe as nuk kam folur në telefon. Ka qenë periudha më e vështirë për mua, sepse ka qenë aq e vështirë si periudhë, saqë sa herë e kam marrë afër zemrës mungesën e vajzës dhe mos-takimin me të, për të mos folur për mungesën e komunikimit dhe mosdijeninë për jetën e vajzës.

Gjatë asaj kohe, ai tha se kishte kërkuar ndihmë përmes gjykatës dhe rrjeteve sociale, duke pranuar se ngarkesa emocionale e kishte çuar edhe në gabime.

“Gjatë atyre kohërave, unë kam dalë dhe kam kërkuar ndihmë nëpërmjet gjykatës dhe rrjeteve sociale. Njeriu, kur është i lënduar emocionalisht, mund të gabojë më së shumti, dhe kam gabuar. Kam kërkuar të drejtën time dhe kam përjetuar shumë vështirësi. Njëkohësisht, më ka rënë që njerëzit të fshihen për mua. Kam pasur dhimbje që nuk kam mundur ta takoj vajzën.

Fero tha se tashmë kjo periudhë ka kaluar dhe shprehu mirënjohje ndaj Arbenitës për bashkëpunimin që kanë ndërtuar si prindër.

“Tani kanë kaluar dhe jam falënderues ndaj Arbenitës për bashkëpunimin që kemi tani si prindër për vajzën. Kemi një komunikim shumë të mirë dhe nuk dua tani që të dalë dikush të më sulmojë apo etiketojë me gjëra pa lidhje, që unë ta humbas kontaktin me vajzën time”, tha këngëtari.

Mes emocionesh, ai tregoi edhe për ritakimin me të bijën pas dy vitesh, i cili ndodhi në Dubai.

“Kur e kam takuar për herë të parë, kam shkuar në Dubai. Kisha dy vite pa e parë dhe pa folur me të. Kur flas me të, kishte harruar shqipen fare dhe fliste vetëm anglisht. Aty u mërzita për mamanë time, por tani është mirë”, kujtoi Fero.

Ai tregoi se reagimi i parë ndaj vajzës ishte ta puthte në ballë, ndërsa pranoi se kishte pasur frikë se mos ajo nuk e mbante mend.

“E kam puthur në ballë… Nuk më kishte harruar. E kisha frikë se mos më kishte harruar”, tha ai.

të fundit

Ramabaja kërkon hetim institucional për vrasjet e grave që nga viti 2008: Tragjedia e Arlinda Zekajt të mos politizohet

Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe debatet politike që pasuan këtë…

16 seconds ago

The runoff for mayor of Bërvenica will be held tomorrow; sick and incapacitated people vote today

Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…

5 minutes ago

Mucunski and Klein confirm deeper North Macedonia-Hungary partnership and support for the path to the EU

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…

5 minutes ago

Three families seeking justice: “Our daughters should not be remembered only after they die

Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli,…

6 minutes ago

Bërvenica mayoral runoff to be held tomorrow; sick and infirm residents vote today

Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…

7 minutes ago

Halloween-i më 31 tetor: nga festivali kelte i Samhain-it te kungujt, maskat dhe “Trick or Treat

Më 31 tetor, në shumë vende të botës festohet Halloween-i, një nga festat më të njohura të vjeshtës, e karakterizuar…

7 minutes ago