Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 26 raste të reja me koronavirus, të gjitha në Tiranë.
12 prej tyre në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të infermieres.
None found
Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ka thënë për “Mbrëmje në Abc” se bëhet fjalë për dy vatra të cilat janë të izoluara dhe se po bëhet hetim epidemiologjik për të gjitha rastet e kontaktit.
Sa i përket rasteve në QSUT, Pipero thotë se diku ka çaluar sistemi i marrjes së masave parandaluese mes bluzave të bardha. Mjeku shpjegon se infermierja ka qenë e pakujdesshme ndaj shëndetit të saj dhe ka shkuar në punë pavarësisht simptomave.
Gjithsesi, edhe pse kemi një rritje të rasteve, Pipero shprehet optimist:
“Nëse në 3 ditë kemi 60 apo 70 raste pozitive, po t’i spostojmë një muaj më parë do kishim 30 të shtruar në spital, ne tani nuk kemi asnjë, më parë kishim 1 apo 2 në spital..Kjo pasi 95% janë pa simptoma. Duke qenë se janë institucione duhet të evidentohen, testohen, për të ndërprerë zinxhirin epidemiologjik.”
Pipero shton se ky është një sinjal i fortë që bluzat e bardha të mos jenë të shkujdesur dhe të lënë mënjanë protokollet, për të cilat ai thotë se janë por duhet të respektohen.
Pëllumb Pipero: “..Në radhë të parë, është përgjegjësi e çdo bluze të bardhe, jemi të trajnuar, të mësuar..pastaj është përgjegjësi institucionale. Ne nuk jemi rasti i parë në botë që ndodh te bluzat e bardha. Dua të nënvizoj që u identifikua shpejt dhe u izolua. Sot janë marrë analiza edhe për kontaktin e fund. Impakti jashtë spitalit është zero.”
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…