Categories: Uncategorized

Pipero: Nuk është zbatuar protokolli, ç’ndodh nëse ekspozohesh në një ambient të infektuar (VIDEO)

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i ftuar në ABC News foli për shtimin e rateve tw reja me koronavirus nw vend dherwndimin e situatws sw infektionit.

Sipas Piperos edhe pse kemi raste të shtuara të infeksionit ditët e fundit përsëri situata mbetet pozitive.

Të lidhura

None found

Ajo çfarë i shqetëson bluzat e bardha, sipas infeksionistit është numri i rasteve të shtuara në spitalin infektiv, pra ata që kanë nevojë për ndihmën mjekësore.

Më tej mjeku infeksionit tha se koha e ekspozimit ndaj ambienteve të infektuara nga Covid është i rëndësishëm sepse sa më shumë të qëndrosh në këto ambiente aq më rëndë infektohesh nga Covid ndaj dhe përdorimi i maskave është i domosdoshëm.

Ky fakt sipas mjekut, është botuar edhe në një studim të fundit që është bërë nga Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive.

“Është shumë e rëndësishme sa e kemi ulur vigjilencën. Jo më larg se dje ICDS apo qendra evropiane e kontrollit të sëmundjeve infektive ka botuar fakt shumë të rëndësishëm, raportin maska dhe Covid.

Atje ku numri i shitjes së maskave ka rënë 10 herë po kaq është rritur numri i rasteve me Covid, pra virusin e kemi prezent. Tashmë ka përgjegjësi qytetare, nuk ka më urdhër qeveritar.

Është shumë e rëndësishme distanca, kujdesi dhe mbajtja e maskave. Nga ana tjetër është përgjegjësi i institucioneve të bëjnë kontrolle për njerëzit që duhet të mbajnë maskat dhe të ruajnë distancën. Maska është elementi kryesor për të ruajtur kontrollin e epidemisë”.

Për sa i përket numri t ëtë infektuarve të personelit mjekësor në QSUT, mjeku infeksionit mendon se kjo situatë ka ndodhur pasi aty nuk janë respektuar rregullat dhe protokolli i sigurisë.

“Unë nuk mund ta konfirmoj këtë fakt. Në opinionin tim nuk ka valë të dytë, për mua është një ecuri e këtij virusi. Dua të them që, tek ne në QSUT apo diku tjetër, ku ndodh shpërthimi i vatrave nuk respektohet protokolli. Protokoll do të thotë mbajtja e maskave, koha e vizitës tek pacienti e shkurtër, pacienti që vjen të konsiderohet i infektuar.

Nuk është respektuar ky protokoll. Se çfarë ka ndodhur në pavionet e tjera nuk e analizoj unë, por në opinionin tim nuk është respektuar protokolli. Në këtë fazë që jemi indikator kryesor, se si po ecën epidemia, është numri i rasteve me klinikë dhe numri i rasteve të shtruara në spital. Mund të themi që nëse bëjmë 1000 tamponë rastësisht, të garantoj që 10 apo 12 përqind e tyre janë pozitivë por kjo nuk do të thotë se ata janë të sëmurë.

Dhe persona të tillë që kanë rënë në kontakt me virusin, studimet thonë se personi ka fituar antitrupa mbrojtës, por se sa i gjatë do jetë ky imunitet, duhet ta shohim me kalimin e kohës. Duhet të presim 18 deri në 24 muaj për të thënë se kemi fituar imunitet”, u shpreh Pipero.

Për sa i përket infektimit nga virusi, Pipero sqaroi se personat që qëndrojnë më gjatë në një ambient të infektuar sëmuren më rëndë nga koronavirusi ndaj edhe përdorimi i maskës në ambiente publikë është i domosdoshëm.

“Ky virus, ndryshe nga të tjerët, varet shumë rëndesa e sëmundjes, nga koha e ekspozimit ndaj virusit. Sa më shumë të ekspozohesh në një ambient të infektuar aq më rëndë sëmuresh. Koha e ekspozimit ndaj virusit është shumë e rëndësishme, mosha është shumë e rëndësishme, të sëmurët kronikë janë shumë të rëndësishëm. Mund t’ju them që kjo pandemi na ka dhënë mësime që do të mbeten në histori”, tha mjeku

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

1 hour ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

1 hour ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

1 hour ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

2 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

3 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

3 hours ago