Categories: Uncategorized

Pëllumb Pipero i del “kundër” Ramës: Situata ka çaluar, duhet bërë teste në masë!

Pëllumb Pipero ka deklaruar se duhet të bëhen më shumë teste në Shqipëri, duke i dalë kështu kundër Ramës dhe ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas tij, duke qenë se numri i rasteve veçanërisht në Shkodër është rritur këtë fundjavë, tregon se situata diku ka çaluar.

Të lidhura

None found

Ai thotë se në Shkodër, ose nuk janë zbatuar rregullat e karantinës ose nuk janë gjurmuar siç duhet rastet.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka apeluar në vijimësi rritjen e numrit të testeve, çka do të sillte sipas tij, rritje të gjurmueshmërisë dhe hapjes dalëngadal të vendit.

Pëllumb Pipero për Neës 24: Në fundjavë ka pasur një rritje, thuajse dyfish dhe them se diçka ka çaluar. Kjo epidemi ka disa indikatorë, në radhë të parë monstrat për të bërë analizat apo gjurmimin e rasteve të kontaktit që e vlerësoj efikas nga të dhënate ISHP që janë gjurmuar 60- 70% të rasteve dhe është një shifër optimale sipas OBSH.

Respektimin e masave nga qytetarët për të respektuar distancimin social, karantinimin dhe këshillat e mjekëve. Diku besoj unë se shifrat që lamë pas janë 30- 40 raste më pak se një javë më parë por diku situata ka çaluar.

Nëse shohim rastet në Shkodër 13 nga dita e djeshme dëshmon se në Shkodër nuk janë respektuar masat ose nuk janë gjurmuar rastet e kontaktit si duhet.

Unë e kam thënë që java që sapo mbyllëm do të jetë në numër shumë më të vogël, mund të ketë oshilacione. Janë më të ulëta por fundjava ka pasur rritje të qëndrueshme. Por bazuar në përhapjen e pandemisë në vendet e tjera dhe prisja që të kishte ulje.

Mendoj se diçka ka çaluar 21- 29 nuk është diferencë shumë e madhe mes javëve. Duhet të analizohet pse. Si mund ta bëjmë më mirë dhe për të monitoruar që të gjurmojmë më shpejt dhe të monitorojmë në tërësi përhapjen e kësaj pandemie në vendin tonë.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

2 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

2 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago