Përfaqësuesi i PS Damian Gjiknuri, tha se nuk kanë gjetur ende një model lidhur me kushtet e Partisë Demokratike për mos ndryshimin e e formulës së koalicioneve parazgjedhore.
Gjiknuri tha se nëse PD ka një model të ngjashëm ku përfshihet hapja e listave dhe mos ndryshimi i formulës së koalicioneve parazgjedhore, le ta propozojë, por ato vetë deri tani nuk kanë gjetur një model të tillë.
None found
Gjiknuri:Një gjë është për t’u përshëndetur, që risitë kushtetuese që po diskutohen në Kuvend, janë gjetur me vend dhe nga opozita jashtëpalamentare. Në dokumentin e tyre politik të sjellë sot, ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve. Amendimet kushtuese s’e pengojnë atë që kërkon opozita e bashkuar, e cila mundëson hapjen e listave dhe ia delegon kodit për ta rregulluar. PD dhe opozita, u kthye në tavolinën e negociatave, duke humbur kohë. Kanë një muaj që diskutonin diçka që po e përshëndesin sot. Koha nuk mund të ndalojë sa herë PD-se t’i kthehet mendja. Por ndryshimet i shkojnë Kodit.
Mundësohet hapja e listave dhe çështja e koalicionit, le të zgjedhin modelet aktuale perëndimore për hapjen e listave dhe koalicionet. Kodi zgjedhor i ka mundësitë, dhe ne bashkë me opozitën, jemi të gatshëm që të detajojmë rregullat. Hapja e listave ka sfida të mëdha administrative. Ndaj duhet kujdes në mënyrën se si formohen koalicionet. Iu thamë që të gjejnë modelet të vendeve me lista të hapura dhe që kanë koalicione të tilla zgjedhore. Por deri tani nuk kemi gjetur. Rëndësi e madhe është hapja e listave. Dhe unë kam pasur skeptizicmin tim, s’e mohoj. Hapja e listave është kërkesë e gjithëpranuar.”, tha ai.
Gazetarja: A do të pranoni të mos bëni ndryshime në formulën e koalicioneve parazgjedhore:
Gjiknuri: Thamë nuk kemi gjetur modele të cilat kanë lista të hapura, dhe që kanë koalicione të tilla zgjedhore, le ti gjejnë ato, pasi ne deri tani nuk kemi gjetur.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…